Shtëpitë e braktisura, ndërhyn bashkia e Korçës

Dhjetëra godina në Korçë kanë degraduar pas braktisjes nga pronarët. Të ndodhura në lagjet kryesore të qytetit, ndërtesat e amortizuara përbejnë një rrezik potencial për kalimtarët ndërsa kontrasti mes godinave karakteristike dhe këtyre rrënojave është i madh.

Të mbetura në mëshirë të fatit, shtëpitë e vjetra korçare janë lënë pas dore nga trashëgimtarët e pronareve, të cilët kryesisht ndodhen në emigrim.

E ndërsa dimri dhe moti i keq shtojnë mundësinë që prej ndërtesave të shkëputen copa muresh dhe të rrezikojnë jetë njerëzish, Bashkia e Korçës ka ndërhyrë për shembjen e tyre.

Pavarësisht apelit të instancave drejtuar pronareve për të ndërhyrë dhe riparuar këto ndërtesa, këta të fundit janë treguar neglizhentë duke ia lënë shtëpitë e vjetra harresës.

SHKARKO APP