Shuhet Gjergj Xhuvani, figurat publike mesazhe ngushëlluese

Vdekja e tij e parakohshme e regjisorit Gjergj Xhuvani, ka prekur shumë njerëz, publik dhe jo publik, të cilët mesazhet e tyre ngushëlluese i kanë përcjellë përmes postimeve në rrejte sociale.

Pas Presidentit Ilir Meta, edhe moderatori Ardit Gjebrea shkruan se ndjen trishtim për humbjen e artistit të papërsëritshëm. ”Gjergj Xhuvani, mik që tek Artet studentë bashkë, admirim i mëpasshëm për suksesin dhe talentin, mëndjen dhe unicitetin e tij, iku. Është ajo ikja pa kthim që të trishton!  Paqe për ty, artist i papërsëritshëm si ty”.

Edhe stilisti i njohur Adi Asllani është prekur nga humbja e regjisorit, dhe përmes një postimi në Instagram, thotë se ai la një mungesë të madhe jo vetëm te familja dhe miqtë, por edhe te kinematografia shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?