Shuhet në moshën 83-vjeçare piktori Bujar Zajmi

Është shuar në moshën 83-vjeçare piktori i njohur Bujar Zajmi. Lajmin e ka bërë të ditur e bija e tij, Anila Zajmi Katanolli.

Krijimtaria e Zajmit shtrihet në afro 6 dekada e momentin më të fundit të ekspozimit përmes 100 veprave e shënoi në korrik të këtij viti me “Bzan me diellin” në Galerinë e Tiranës, nën kujdesin kuratorial të së bijës, Anila Zajmit.

Zajmi ka lëvruar një larmishmëri teknikash nga grafika, kolazhe, piktura në vaj e akrilik e të tjerë. Veçohet si një nga artistët me një krijimtari të pasur gjatë sistemit diktatorial, një pjesë të mirë të së cilës me afro 7 mijë punime e mbajti të fshehur gjatë diktaturës.

SHKARKO APP