Skandal seksual në prestigjiozen “New York City Ballet”

Një balerinë minorene ngriti një padi kundër “New York City Ballet” dhe yllit të tij. Ajo akuzon instuticionin prestigjioz që funksiononte si një vëllazëri duke lejuar që artistët të abuzonin, të sulmonin dhe të shpërfytyronin femrat pa u ndëshkuar nga ky instuticion. Alexandra Waterbury balerinë, modele dhe studente universitare, 19 vjeçare ngriti padi duke akuzuar “NYC Ballet” dhe ish të dashurin e saj Chase Finlay, 28 vjeç këtë të martë në gjykatën supreme të Manhatanit. Dokumenti argumenton se Finlay fshehtazi kishte bërë foto dhe kishte regjistruar takime seksuale me Waterbury-n dhe ua kishte shpërndarë balerinëve të tjerë, nënpunësve të instuticionit, madje edhe tek një trafikant seksual pa miratimin e saj. Padia citon edhe një bisedë përmes mesazheve të njërit prej dy donatorëve më të rëndësishëm dhe Finlay-it ku flasin për abuzime dhe përdhunime të balerinave.

Në një bisedë tjetër Finlay i propozon një shoku që të dy të abuzojnë seksualisht me një balerinë dhe ta regjistrojnë këtë. Para një jave “New York City Ballet” njoftoi se Finlay kishte dhënë dorëheqjen. Amar Ramasar dhe Zachary Catazaro ishin pezulluar për prishje të kodit të etikës pas akuzave të shkëmbimit të mesazheve të papërshtatshme dhe të postave elektronike. Balerinët e ndienin vetën mbi ligjin dhe mund të bënin ç’të donin dhe kur të donin me femrat. Përveç këtij personi në fjalë, padia flet edhe për një tjetër balerin mashkull, i cili u dërgua në një qendër rehabilitimi pas problemeve ligjore për abuzime me substanca të kontrolluara dhe për dhunë kundër një balerine, por që i lejuan kthimin në punë një javë më pas pa asnjë pasojë. Sipas akuzës së Waterbury-it të paktën një prej drejtuesve kryesorë të këtij instuticioni ishte në dijeni të përdorimit të drogërave të Finlay-it, por zgjodhën të mos merrnin asnjë masë. “Qartazi NYCB-ja ishte në dijeni të sjelljes jashtë kontrollit të abuzimeve dhe atyre seksuale, por nuk bënë asgjë për ta frenuar, sepse shisnin bileta”, – shkruajti avokati i Alexandra waterbury-it. Në këtë akuzë flitet edhe për regjistrime grafike dhe të detaje të mesazheve të shkëmbyera të Finlay-it me balerinë të tjerë, të cilët shkëmbenin foto seksuale të qarta dhe video të të dashurave dhe të balerinave të tjera.

Shkëmbimi i imazheve në rrjet filloi nga shtatori i 2017 deri në maj 2018. Waterbury zbuloi në 15 maj 2018 se i dashuri i saj, Finlay kishte më shumë se një vit që e regjistronte dhe shpërndante imazhet e saj agjentëve, donatorëve, nënpunësve dhe shokëve të “NYCB”. Padia kërkon që adoleshentja të dëmshpërblehet për disa lloj dëmesh psikologjike, emocionale, ankth mendor, turpërim dhe për veprimet e Finlay-t dhe të “New York City Ballet Company”. Balerina akuzon instuticionin për neglizhencë, dëm emocional, sulm, abuzim dhe dhunim të privatësisë. Vajza aktualisht studion në universitetin “Columbia” dhe punon për “Columbia Ballet Collaborative” dhe i përket agjencisë së modeleve “Wilhemina Models”. “New York City Ballet” mohon akuzat dhe që çdo gjë që mund të ketë ndodhur ka ndodhur jashtë orarit të punës dhe që nuk ishin në dijeni, as të lejuara, as të lehtësuara nga ky institucion. / bota.al

SHKARKO APP