“Skrapari në Gotë”, festë në Bogovë

SKRAPAR – I piketuar si një nga 100 fshatrat turistik, në orët e vona të mbasdites së djeshme në fshatin Bogovë të bashkisë Skrapar është zhvilluar një festë e vaçant e cituar “Skrapari në Gotë” , event brenda të cilit ndodhet edhe tradita shekullore e kësaj treve që dallohet dhe është e identifikuar në vendin tonë por dhe më gjerë, në botë, për prodhimin e rakisë, si një nga pijet më prezente në evente të tilla, por dhe në festat tona familjare. Për të shijuar dhe për të marë pjesë në këtë festë të vaçant ishin të pranishëm qindra qytetarë të Bogovës dhe rrethinave të saj e më gjerë. Festa lokale, aktiviteti “Skrapari në Gotë” bashkoi dje, qindra e qindra turist të vendit dhe të huaj, miqë dhe të ftuar vendas e vizitorë nga rrethinat, në një mbrëmje të veçantë në kuadër të përfshirjes së Bogovës në programin “100 fshatrat turistikë”. Pija tradicionale, Rakia e Skraparit, gatimet tipike, kënga dhe urimet ishin ato që e bënë këtë mbrëmje të veçantë. E sikundër çdo urim bashkon njerëzit, dje Bogova bashkoi plot miq e të ftuar, artizanë dhe prodhues lokalë. Është nder për ne, prania në këtë takim e qindra qytetarve që kanë mbushur këtë shesh duke e kthyer në një festë të vërtet, si dhe e figurave të rëndësishme që kanë dhënë e japin kontribut për Skraparin në mbështetjen e programeve zhvillimore të tij, duke ndihmuar me çdo përpjekje bashkinë tonë edhe në projektet e turizmit, do të citonte mes të tjerash në fjalën e tij kryetari i bashkisë të Skraparit Nesim Spahiu, teksa përmend, deputetet Spartak Braho, Nasip Naço, Fidel Ylli e plot figura të tjera të kësaj treve. Në vijim të fjalës së tij kryetari i bashkisë Spahiu ta se falnderoj për pranin e tij edhe Prefektin e Qarkut Berat Harilla Dafa për bashkpunim solid me pushtetin vendor, si dhe Kryetarin e Komunës Vaccarizzo Albanese Antonio Pomillo Itali, pjesëmarës që nderuan me praninë e tyre në festën që mblodhi Skraparin e traditave, zakoneve dhe vlerave brenda një gote plot mirësi duke e bërë Bogovën edhe më të bukur me festa të tilla që do të jenë pjesë e axhendave vjetore. Festa e gjatë kaloi nën muzikën popullore tradicionale të Skraparit, këngëve dhe valleve nga grupi i folklorit të kësaj treve duke e bërë festën edhe më të bukur… Sepse Skrapari ngado… është një festë e pambarimtë ! Vlen të përmendet se projekti i ideuar, “Skrapari në Gotë”, që i shërbim turzmit, pakë kohë më parë u shpall fituese nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, në konkursin kombëtar të festav e lokale. Të pranishmit i përshëndetën deputetët Braho, Ylli e Naço, Prefekti Dafa dhe kryetarit te komunës Vacarizzo Albanese Antonio Pomillo. Më pas pjesmarësin ndoqën një koncerët me këngë e valle nga grupi folklorik “Riza Cerova” , i trevës të Skraparit si dhe panë e shijuan nga afër panairin e rakisë dhe të produkteve të tjera bio të Skraparit.
Nesim Spahiu – Festa e rakisë “Skrapari në Gotë” , në Bogovë ,është një festë e re që i shtohet kalendarit festiv, të bashkisë sonë, dhe që do të kthehet në një traditë të përvitëshme. Rakia është një produkt që prodhohet në shumë zona të vendit, por Skrapari është zona që i ka dhënë asaj vlerë dhe emër. Prodhimi i rakisë në Skrapar vjen si një traditë shekullore, si një formulë mistike, e ruajtur dhe e trasmetuar me fanatizëm ndër breza. Rakia e Skraparit është sot një markë e respektuar në fushën e pijeve, e krahasuar shpesh nga turistët e huaj me pijen e famshme Uiskin Skocez dhe Gjerman. Turistët që vizitojnë Skraparin pasi njihen me bukuritë natyrore të tij, pijen e parë që kërkojnë në tavolinat e tyre është rakia e Skraparit dhe pasi largohen porosisin raki për ta marrë me vete. Skrapari sot është një zonë me potenciale natyrore reale për zhvillimin e turizmit. Bashkia prej vitesh po punon për promovimin, konsolidimin e infrastruktures turistike më qëllim që turizmi të gjenerojë zhvillimin ekonomik të zonës. Agro Biznesi është një formë e re për zhvillimin e turizmit dhe Skrapri ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e tij, jo vetëm në Bogovë si pjesë e 100 fshatërave për zhvillimin e turizmit, por në të gjithë zonën. Bashkia po orienton dhe asiston fermerët që të aplikojnë dhe të përfitojnë fonde për krijimin e Agro Bizneseve, jo vetëm nga shteti por dhe nga Bashkimi Europian. Promovimi më i mire i Rakisë së Skraparit dhe përmes saj e gjithë treva e Skraparit do të jetë një nga detyrimet tona më të mëdha për zhvillim nga turizmi. Shëmbulli më i mirë i rëndësisë së promovimit të një produkti dhe përmes saj i gjithë zonës vjen nga fqinji ynë Italia me verën e Toskanës, e cila i dha identitet dhe emër gjithë Rajonit, e shëndërroi atë në një nga destinacionet turistike më të kërkuara në botë. Mesazhi im në këtë ditë festive, “festën e rakisë” do të jetë : Rakia e Skraparit duhet të promovohet sa vera e Toskanës. Skrapari duhet të promovohet sa Toskana, ndoshta dhe më tepër pasi Skrapari përveç rakisë ka dhe kanionet e Osumit e shumë resurse të tjera që krijojn një atraksion turistike. Sot, ishte një nder i veçantë të prisja një delegacion të Komunës së Vaccarizzo Albanese, në mjediset e Bashkisë Skrapar. Gjatë paradites në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Skrapar pritëm ngrohtësisht Kryetarin e Komunës së Vaccarizzo Albanese z.Antonio Pomillo si dhe përfaqësues së sipërmarrjes së vendit ku mrekullisht gjuha dhe tradita shqip ruhen mirëfilltasi në mes të arbëreshëve shekullor. Në takim, njoha miqtë me Skraparin, Traditat dhe zhvillimin turistiko-kulturor ku po mbështetet zhvillimi i gjithë zones, e përmenda këtë për të falenderuar edhe njëhër ëpër pranin e tij në këtë fetë. Sot kemi shumë pjesmarës gjë e cila bënë që kjo ditë festive të kaloj sa më mirë, por mes nësh ka shumë turist të vendit dhe të huaj të cilit me pranin e tyre dhe shijimin e rakisë dhe të produkteve të tjera bio bëjën një tjetër promovim në vijim. Ndaj me këtë rast dua t’i falenderoj të gjithëve pjesëmarësit dhe t’ju uroj gëzuar festën e rakisë .
Antonio Pomillo, kryetarin e komunës së Vaccarizzo Albanese – Nga ana e tij theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë mes dy bashkiv, Komunës Vacarizzo Albanese e Skraparit. Emblemat simbolike të Bashkive Respektive u shkëmbyen si një tregues se përpjekja jonë e bashkëpunimit mes palëve do të vazhdoj sukseshëm vijoj në citimin e tij z. Pomillo. Vizituam mjediset e institucionit vendor të Bashkisë Skrapar si dhe disa ndër vendet e atraksioneve turistike të zonës, ku vëmendja e mbresat tona pa dyshim ishin pozitive jo vetëm për Kanionet e Osumit por edhe për gjithë qytetin gjë e cila kemi se çdo t’ju tregojm qytetarve, miqëve dhe shokve tanë kur të kthehemin në Vaccarizzo Albanese tha z. Pomillo, ndërsa shtoj se festa e rakiës ishte event i vaçant gjë e cila tregon se në këtë treve me një atraksion turistik të mbrekullueshmë vazhdon të ruhet në shekuj tradita e prodhimit të rakisë një pijë e mbrekullueshme që me praninë tonë po merë një tjetër promovim. Më ngelët t’ju falenderoj për mikritjen dhe ftesën për eventin si dhe falenderjon qytetarët për punën dhe ruajtjen e traditës kthyesisht në prodhimin e rakisë.
Nga Bogova Sulo Gozhina

SHKARKO APP