Slloveni, promovohet libri “Skanderbeg, Princi i Epirit”

Libri në gjuhën shqipe “Skanderbeg Princi i Epirit” është promovuar në Koper të Sllovenisë

Veprimtarinë e mbajtur në mjediset e Qendrës Kulturore Shqiptare “Kulla e Koperit”, organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Iliria”, e çeli Heset Ahmeti, kryetar i Shoqatës.

Ndërsa për librin folën dy përkthyesit e tij, Albert Gjoka dhe Frida Vokopola Gjoka.
Libri sillet në gjuhën shqipe nga origjinali në gjuhën e vjetër italiane “Commentario de le Cose de Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, Principe di Epyrio”, i vitit 1544.

Më pas për të pranishmit përmes një diskutimi të hapur u prezantuan të dhëna, fakte e tregues rreth figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbështetur në dokumente të shekujve më parë.

Gjatë veprimtarisë u prezantuan edhe dy libra të tjerë në gjuhën shqipe të autorëve Frida Vokopola Gjoka dhe Albert Gjoka, “Gjuha e Albanëve ose Shqipëtarëve” dhe “Historia dhe Gjuha e Shqiptarëve dhe Vllehëve”.

Po ashtu, u shpërndanë edhe kalendarë të përgatitur nga Zyra e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe libër për heroin kombëtar të përshtatur për fëmijë. /gj.mima/j.p/

SHKARKO APP