“Sokaku i të marrëve”, atmosferë festive në këtë sezon turistik

Ansambli i Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullor ka mbushur plot e përplot te gjitha sheshet e qyteteve duke sjellë një tjetër atmosferë dhe risi në këtë sezon turistik.

Janë “Sokaku i të marrëve” me festën e tyre që kanë performuar muzikën e bukur popullore shqiptare në Gjirokastër, Sarandë por edhe në Himarë.

Me një fotoalbum të koncertit nga Ansambli Kombëtar, kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi të gjithë ndjekësit në facebook.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë fotoalbum të koncerteve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve e Valleve në Gjirokastër, Sarandë e Himarë, në kuadrin e kalendarit të risive të këtij sezoni turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Këngët, vallet dhe muzika e bukur iso polifonike ka ndezur rrugët e gurta të qyteti të Gjirokastrës për të vijuar në sheshet e tjera të qyteteve duke sjellë dhe njëherë për turistët vendas dhe të huaj traditat dhe vlerat e veçanta që kemi ne si popull.

Festa e madhe e “Sokakut të të marrëve” do të vazhdojë edhe në qytete të tjera për të festuar dhe gëzuar nën ritmet e muzikës sonë popullore të shoqëruar me instrumenta dhe valltarë. /a.g/

SHKARKO APP