Soreca: Së shpejti nisim punën në mozaikun e Muzeut Kombëtar
Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, dhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca kanë inspektuar punimet për ndërtimin e shkollave me financim nga BE.
Gjatë vizitës Ahmetaj deklaroi se për dy muaj mbarojnë punimet teksa theksoi se KE ka financuar 115 mln euro grand për dy programe të mëdha, për shkollat dhe për trashëgimin kulturore.
“Besoj që për dy muaj mbarojnë punimet. KE ka financuar 115 mln euro grand për dy programe të mëdha, njëri për shkollat dhe tjetri për trashëgimin kulturore”, tha Ahmetaj.
Në fjalën e tij, Rama falenderoi BE për ndihmën që i ka dhënë vendit, në Konferencën e Donatorëve.
“ Ky është blloku tjetër i shkollave, pasi kemi zhvilluar bllokun e parë me fondet e qeverisë shqiptare, tani po zhvillojmë bllokun e dytë me mbështetjen e BE. BE ishte donatori më i madh i konferencës, kështu që një falënderim i madh për KE dhe ambasadorin që ka qenë qysh nga sekonda e parë pas tërmetit në krahun tonë. Së bashku me komisionerin dhe presidenten e komisioni kanë qenë shtytësit më të fuqishëm për të realizuar suksesin e konferencës që tani po kthehet në objekte konkrete”, tha Rama.
Sakaq ambasadori Soreca deklaroi se shumë shpejt do të nisin punimet në mozakikun e Muzeut Kombëtar në Sheshin Skënderbej.
“Faleminderit që shikojmë që puna për ecën. Ne do të fillojmë së shpejti mozaikun e muzeut Kombëtar në Sheshin Skënderbej. Ne donim të ndihmonim Shqipërinë dhe që t’i kthente sytë drejt së ardhmes”, tha Soreca.