Sot në datëlindjen e gazetarit dhe shkrimtarit të madh amerikan, Ernest Hemingway

Maksima të zgjedhura nga Ernest Hemingway

“Të gjithë librat e mirë kanë një gjë të përbashkët: Ngjarjet e tyre janë më të vërteta, sesa nëse do të kishin ndodhur realisht”.

“Jeta e çdo njeriu përfundon në të njëjtën mënyrë. Janë vetëm detajet se si dikush e ka jetuar jetën dhe se si ka vdekur që na dallojnë nga njëri-tjetri.”

“Është mirë që udhëtimi të ketë një fund, por në fund është vetë udhëtimi ai që ka rëndësi”.

“Shqetësohuni nga pak çdo ditë, do të humbisni dy vite nga jeta juaj. Nëse diçka është e gabuar, rregullojeni nëse mundeni. Mësojeni veten që të mos shqetësoheni sepse shqetësimi nuk zgjidh asgjë”.

“Më pëlqen të dëgjoj. Kam mësuar shumë nga dëgjimi me kujdes. Shumica e njerëzve nuk dëgjojnë kurrë”

“Nëse një shkrimtar di mjaftueshëm në lidhje me atë që po shkruan, ai mund të evitojë atë që di. Dinjiteti i lëvizjes së një ajsbergu qëndron vetëm në faktin se një e nënta e tij është mbi ujë“

“Një burrë duhet të jetë shumë herë i dënuar në mënyrë që të shkruajë një libër vërtet qesharak”.

“E sotmja është vetëm një ditë nga të gjitha ditët që do të vijnë në vazhdim. Por, ajo që do të ndodhë në të gjitha ditët e tjera që do të vijnë, mund të varet ajo që do të bëni sot”.

/Përgatiti: Albert Vataj/

SHKARKO APP