SOT NE PERVJETORIN E KALIMIT NE PERJETESI/ Luigj Gurakuqi ma i epërmi shëmbëllim i kombtarizmës, qytetarisë, dijes dhe përkushtimit
Nga Albert Vataj
I pashoq ishte ai në vlerat e nalta të qytetarisë dhe dijes, kombtarizmës dhe përkushtimit. “Shqiptar i vlefshëm” do të mëtonte kësisoj At Gjergj Fishta. “Pionier i qytetërimit” ishte përcaktimi i klerikut, politikanit dhe veprimtarit të letrave, Fan Noli. Padër Anton Harapi për Gurakuqin do të shtonte: “mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, simbol i bashkimit kombtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni.
Luigj Gurakuqi, dijeshumë, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet, ekonomist, i gjendun në krye në të gjitha ngjarjet më kulmore të jetës shqiptare në çerekun e parë të shekullit XX, tepër aktiv e në rol udhëheqës.
Pas revolucionit të vitit 1924, Luigj Gurakuqi, si shumë pjesëtarë të qeverisë Noli, ikën nga Shqipëria. Më 2 mars, ndërsa po hynte në një kafene në Bari të Italisë, Luigj Gurakuqi qëllohet me armë dhe vritet nga një i afërm i tij, Baltjon Stamolla. “Nëno moj, mbaj zi për vllanë/Me tre plumba na i ranë/Na e vran’ e na e shanë/Na i thanë trathëtor, do të ishin këto vargjet elegjiake të Fan Nolit në atëkohje kur kobi mori dhenë.
Historianët thonë se Stambolla kishte vepruar me nxitje të qeverisë së kryesuar nga president Ahmet Zogu, ose si i paguar nga qeveria për të vrarë një kundërshtar të saj; dhe ata e bazojnë këtë në një letër që Baltjon Stamolla i dërgoi Ahmet Zogut dhe Ceno beg Kryeziut, dy ditë pas vrasjes së Gurakuqit. Letra mban adresën e burgut të Barit, dhe sot ruhet në Muzeun e Shtetit në Shkodër:
“Kerkoj mbrojtje dërgoni të holla ndërmjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht…? “besa” ndihma!…
Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)Çatin Saraçit Hotel de la Ville…”
***
Lazër Shantoja, më shkruen nji mik nga Shkodra:
«Po më pvetë a po qindron e ama e Gurakuqit? Mos pvet! Per gjith ditë nadje si ajo si goca e Bajram Currit qesin vajin: nji vajë të madh, të mnershëm, zêmbërshkyes qi nuk lên banuer t’atyne lagjevet pa kja.»
Nji plakë dhe nji gocë kjajnë për ditë në Shkoder… nji nanë dhe nji bijë! Nana kjanë djalin mâ të madh dhe bija baben mâ të mirë të Shqipëniës së shkretë. Lotët e plakës shkodrane e të gocës kosovare janë lotët e të tanë Shqipëniës së sotme. Edhè këjo e ndrydhun, e poshtnueme, e vorfnueme, e shitun, e coptueme dneson per ditë per të vdekunit e mëdhaj qi humben dhe për të gjallët e mjerë qi po humbin. Populli âsht në kulmin e deshprimit. I vetmi ngushllim qi i ka mbetë, ne kjoftë se ngushllim mund të quhet, âsht enè vaji: lodja qi kjè per herë shujta e idhët e popullit shqiptar.
Nder shpellat e lagëta të bjeshkëve kreshnike të Krasniqes ky populli i mjerë pat nji babë: i a mbyten!
Nder korridoret e errta të diplomatiës së përjashtme ky populli i vorfën pat nji prîs: i’a vrane!
***
Për fatin e tij të keq, e vrau djali i tezes së tij, që një ditë para se të vrasë, i drejtohet Çatin Saraçit, konsullit shqiptar në Bari, mikut të ngushtë të Ahmet Zogut: “Ironia është se vrasësi, një ditë më parë, më takoi në zyrën time duke më thënë se kishte ardhur për të kryer një vepër të madhe patriotike”. ‘Vepra patriotike’ e tij do jetë e pashembullt. Do i ndërronte jetën e derimëatëhershme Luigj Gurakuqit. U pretendua se vrasësi, Balto Stambolla, u ekzekutua më 1944 nga Avdi Kasella dhe Zymber Loshi në Peqin, me vendimin e gjyqit të LNÇ-së, si armik i popullit. Një akt i drejtë, për të treguar se ata që kishin vrarë duhej të vriteshin. Ndërkohë nga Fric Radovani kemi një dëshmi tjetër interesante: “Mbas okupacionit italian të Shqipnisë, me ardhjen Kryeministër të z. Mustafa Kruja, Ky i kërkoi qeverisë italiane, që i dënuemi për vrasje Baltjon Stambolla, me vazhdue dënimin në Shqipni. Qeveria italiane asht kenë dakord dhe e ka sjellë Baltjonin në Durrës, prej ku, një makinë e policisë e ka marrë dhe e ka dërgue në Fieri, gjoja ‘për siguri’, larg Shkodrës. Atje ka ndejë në një shtëpi ku ruhej nga tre-katër policë shqiptar. Një ditë, gjoja se desht me u arratisë, policët e kanë gjuejtë dhe i kanë shprazë një automatik me fishekë në bark. E kanë lanë disa orë pa e çue në spital, mbasi kështu kishte porositë Mustafa Kruja, që Baltjoni mos të vritej në çast, por të vuente nga dhimbjet e mënershme që shkakton arma kur shprazet në bark. Afro 2 – 3 ditë mbas gjuejtjeve Baltjoni ka vdekë nga infeksioni, tue vërritë nga dhimbjet. Atdhetari Mustafa Kruja i ka tregue ngjarjen babës tem Kol Radovanit, se: “Ia bana kështu Baltjonit, se ia kishe kaq e gja borxh mikut tem Luigj Gurakuqit!”.
(Këtë dëshmi ma ka tregue Nana eme, Viktoria Radovani dhe Profosor Gasper Ugashi, të cilve, aso kohe, ua ka tregue Kola, Baba i em.)
***
Luigj Gurakuqi lindi në Shkodër më 19 shkurt 1879 në një familje tregtare me shumë influencë. Studimet e para e të mesme i bëri në shkollat italiane të qytetit e pastaj në kolegjin italo-arbëresh të San Demetrio Korones, në Kalabri, ku qe nxënës i De Radës. Në Napoli, kreu studimet universitare për shkenca të natyrës. Gurakuqi u dha që herët pas Lëvizjes Kombëtare e nisi të shkruajë vjersha e libra shkollorë. Ndër librat e tij ish edhe një metrikë, ,,Vargimi në gjuhën shqype’’, Napoli – 1906. Një nga drejtuesit e Kongresit të Manastirit (1908), që u mbajt për çështjen e alfabetit, ishte edhe Gurakuqi. Ai qe drejtor i shkollës së parë të mesme shqipe, i Normales së Elbasanit, (1909). Mori pjesë në kryengritjen e Kosovës (1910) e në atë të Malësisë së Veriut (1911) kundër sunduesit turk, e bashkëpunoj ngushtë me Ismail Qemalin për shpalljen e pavarësisë.
Tani e tutje ai nisi të luajë një rol edhe më me rëndësi në jetën politike të vendit. Si ministër i arsimit në Qeverinë e Vlorës e si drejtor i arsimit në zonën e pushtuar nga trupat austriake gjatë Luftës së I-rë botërore, si pjesëtar i Komisionit Letrar (1917). Ish anëtar i Qeverisë që u formua pas Revolucionit të qershorit e me ardhjen e Zogut në fuqi u arratis tej Adriatikut. Zogu vuri njeri e e vrau në Bari të Italisë, më 1925.
Motivet kryesore të vargjeve të Gurakuqit janë atdheu dhe natyra. Vjershat e tij kanë një influencë të theksuar të poezisë klasike latine dhe asaj italiane, që poeti e njihte mirë. Gurakuqi është zot i vargut dhe ka një gjuhë të punuar e të sigurt. Nuk mund të themi se kish një talent të spikatur por, ndonjë vjershë e tij meriton vëmendjen. Ai tregoi edhe cilësi prozatori.
“Duke bamun ligje moderne -thote Gurakuqi, – do te bajme te mundun zhvillimin arsimuer e permiresimin ekonomik, dy gjana per te cilat ka ma teper nevoje populli i yne”. Kur i thoshte keto fjale, figura e njohur e historise sone, Shqiperia kishte shume pak njerez te njohur dhe anarkia ishte pjese perberese e jetes shqiptare. Por, per Gurakuqin, kjo nuk kishte rendesi te madhe. Ne vizionin e tij, kishte kohe qe trasohej nje Shqiperi moderne dhe e barabarte ne familjen e madhe te vendeve evropiane. Jo me kot, ishte nje nga kryesoret e Kongresit te madh te Manastirit, ku do te vendosej per fatin e shqipes. Ai ishte drejtori i pare i Shkolles Normale te Elbasanit dhe nje nga udheheqesit e kryengritjeve te Veriut (1911-1912). E perkrah Ismail Qemalit realizoi shpalljen e Pavaresise, ngjarjen me te madhe te historise se shtetit shqiptar. Madje, do te mjaftonte, vetem kjo, qe ai te ishte i patrazuar ne panteonin shqiptar. Me 1916, ishte nga themeluesit e Komisise Letrare ne Shkoder. Ishte nje figure, qe ngjallte respekt dhe qe nderohej masivisht ne Shqiperi. Ndersa, ne vitet 1921-1923, Luigj Gurakuqi, si deputet i Shkodres, u gjend vazhdimisht ne opozite me Zogun dhe gjithe perkrahesit e tjere te tij. Ishte bashkepunetor i Fan Nolit dhe patjeter nje nder udheheqesit me veprues te levizjes te Qershorit te vitit 1924. Duket se percaktimin me te madh ndaj tij, e ka dhene vete Noli: Ai “qendronte aq larg fanatizmes fetare te ngushte, sa muhamedanet e Veriut kishin nje besim te pakufishem”, aq sa ne Gegeni, “s’ka patur nje tjeter udheheqes, i cili…bashkonte rreth vehtes se tij, katoliket e muhamedanet gege”…” Ai ka qene aq pak regjionalist sa qe kur lindi çeshtja kombetare s’ka patur nje gege patriot, aq te dashur midis toskeve sa Gurakuqi”.
Veprimtaria e tij krijuese ka qenë e vyer. Ai botoi ne Bukuresht me 1905 librin “Abetar i vogel shqyp mas abevet t’Bashkimit e t’Stambollit me shenime n’dy dialektet”.
Botoi ne Napoli “Fjalorth shqip-frengjisht e frengjisht-shqip” i fjaleve te reja.
Botoi ne Napoli me 1906 “Vargezimi n’Gjuhen Shqipe”.
Ai ka botuar dhe shume artikuj ne gazetat “Albania”, “Kalendari-kombetar”, “Drita”, “Liria e Shqiperise”, “La nazione Albanese” etj.