Statuja e Mbretëreshës Elizabeth II në qendër të Hasit, dhuratë nga emigrantët

Vdekja e Mbretëreshës Elizabet II, ka tronditur edhe qytetin verior të Hasit, i cili një pjesë të rinisë e ka në emigrim pikërisht në Britaninë e Madhe.

Bashkia Has i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes mbretërore për humbjen e madhe, ndërkohë që më herët ata kishin planifikuar vendosjen e një statuje të Mbreëreshës në qytet.

Në një intervistë të dhënë gjatë kësaj vere për gazetarët e DailyMail, kryebashkiaku Liman Morina tha se kishin planifikuar vendosjen e bustit të monarkes britanike në qytetin e Hasit. Pritet që busti të ndërtohet me paratë e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

SHKARKO APP