“Sundimi i Gruas” korr sukses në Vlorë

“Sundimi i Gruas”, komedia e kroatit Miro Gavran u ngjit në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, ku u shoqërua gjatë gjithë kohës me duartrokitjen e publikut.

Ngjarjet zhvillohen brenda një shtëpie, ku një grua në moshë të mesme e martuar me burrin e saj të dytë, përjeton tmerrin e rikthimit nga burgu të ish- bashkëshortit.

Ky i fundit pasi doli i pafajshëm dhe në mungesë të një strehe, shkon të jetojë në banesën e ish-gruas dhe bashkëshortit të saj të ri.

Por kjo situatë bëhet e papërballueshme për gruan, ndërkohë që dy burrat bëhen miq.

Regjisorja kosovare, Marigona Ferati, tregon emocionet pas shfaqjes.

Ferati: Publiku e dha vlerësimin e  duhur, të gjithë ato duartrokitje që shpesh herë ndalnin dhe shfaqjen më bënë të ndihem shumë mirë.

Të kënaqur me humorin dhe emocionet që përcollën tek publiku, edhe aktorët rrëfejnë përjetimin e tyre në skenë.

“Shfaqja ka qenë një punë e jashtëzakonshme dhe shumë intensive. Besoj që lodhja jonë u vlerësua nga publiku, kjo ishte arritja më e madhe”.

“Sundimi i Gruas” do të vijojë të shfaqet në teatrin “Petro Marko” në Vlorë edhe për tre ditë me radhë.

Ora News - “Sundimi i Gruas” korr sukses në Vlorë

SHKARKO APP