Surprizon shahisti 11-vjeçar i Klubit të Shahut SK Tirana! Adrian Guri shpallet kampion kombëtar në kategorinë U14!

Ka përfunduar Kampionati Kombëtar i shahut për të rinj, zhvilluar në Tiranë më datë 16 deri më 23 qershor. Me një pjesëmarrje rekord, me mbi 60 shahistë të rinj në këtë edicion u garua për 6 kampionë grupmoshash.

E ndërsa interesimi i madh i të rinjve në këtë sport vazhdon të jetë në rritje, surpriza e këtij kampionati ka qenë shahisti i ri i Klubit të Shahut SK Tirana, Adrian Guri, i cili pa mbushur ende 11 vjeç garoi në kategorinë U14 dhe u shpall kampion kombëtar pa pësuar asnjë humbje në 7 ture.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky për një sport, cilësuar ndërkombëtarisht edhe si më i mprehti për nga niveli i përqendrimit dhe i inteligjencës, shkruan VOX ALBANIAE.COM.

Adriani, i cili u duartrokit për triumfin edhe nga kundërshtarët e vet stërvitet nga trajneri më i suksesshëm i të rinjve të dekadës së fundit, gjithashtu trajner i shahistëve të rinj të Tiranës, z. Shkëlqim Çela. Të rinjtë e stërvitur prej z. Çela, i pari trajner i licencuar nga Federata Botërore e Shahut, ndër vite kanë fituar mbi 50 trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Që prej vitit 2017, Adriani është pjesë e klubit të shahut SK Tirana, ku në vitin 2017 u shpall dhe kampion kombëtar në grupmoshën U10.

Shahisti i ri dhe mjaft simpatik i SK Tirana i ka dhënë sinjalet e para të shkëlqimit që në moshën 9 vjeç, ku fitoi kupën e vendit të tretë në Itali, në një turne ndërkombëtar pa dallim moshe dhe ka vijuar të marrë trofe dhe medalje në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting

Image may contain: 5 people, indoor

/Burimi: VOX ALBANIAE.COM/

SHKARKO APP