T.S. Eliot dhe sfida e koreografes së madhe amerikane: Është masive, është e vështirë, është abstrakte

Teksa kryevepra e saj “Katër kuartetet” po mësynë Londrën, koreografja Pam Tanowitz tregon se pse ende e ka ende të vështirë ta dekodojë këtë poemë. Artikullin e gazetares Lyndsey Winship, të publikuar në ditoren Guardian, Telegrafi ua sjell të plotë më poshtë.

Koreografia e saj është vlerësuar nga “New York Times” si një prej vallëzimeve më të mira që janë bërë në botë. Megjithatë, krijimet e saj deri tash nuk janë shfaqur kurrë jashtë SHBA-së. Muajin e ardhshëm, “Katër kuartetet” e Pam Tanowitz-it do ta ketë premierën britanike, në Teatrin “Barbican” të Londrës.

Është hera e parë që trashëgimtarët e të drejtës së autorësisë së T.S. Eliot-it kanë dhënë leje që vepra e tij e fundit e madhe të përdoret nga një trupë vallëzimi. Tanowitz i dinte vargjet një dekadë para se Gideon Lester, drejtor artistik në “Bard College” të Nju-Jorkut, ta angazhonte që të bëjë koreografinë për nder të 75-vjetorit të botimit të parë të “Katër Kuarteteve” (që ishte verën e kaluar).

Realizimi ka marrë dy vjet kohë, por Tanowitz ende nuk i ka zbërthyer të gjitha sekretet e poemës.

“Është masive, është e vështirë, është abstrakte. Ende nuk e kuptoj poemën”, thotë ajo. “Nuk mendoj se do ta kuptoni ndonjëherë. Është diçka që e zgjedh në hapësira të ndryshme, moshë, apo çfarëdo që ndodhë në jetën tuaj, dhe merrni gjëra të ndryshme nga ajo”.

Katër pjesët e botuara si tërësi në vitin 1943, janë meditim në kohë, në Anglinë rurale, besimin anglikan të Eliot-it dhe me referenca të shumta për muzikë, ritëm e valle. Por, në vend që të bënte lëvizje për të pasqyruar fjalët specifike në tekst, Tanowitz donte ta trajtonte tekstin si një vepër muzikore. Kushti i është vënë nga trashëgimia e Eliot-it ishte se poema nuk duhet të manipulohet (“Gjë që nuk e pëlqeja në fillim”, thotë Tanowitz) kështu që teksti lexohet tërësisht nga aktorja amerikane Kathleen Chalfant, me kolonën zanore nga kompozitori finlandez, Kaija Saariaho.

Hulumtimi i Tanowitz-it për këtë pjesë përfshinte një si pelegrinazh në katër vendet që frymëzuan poemën. Së pari në formacionin shkëmbor në Masaçusets (poema “Dry Salvages”), pastaj udhëtimi në Angli për të vizituar rezidencën Cotswolds (poema “Burnt Norton”), fshatin Somerset (poema “East Coker”) dhe rajonin Cambridgeshire (poema “Little Gidding”)

“Kurrë nuk kam qenë në zonat rurale angleze, ndaj si mund të bëja vallëzim për këtë?”, thotë ajo, teksa shton se ishte si një zbulesë për të, për të parë linjat e poemës të materializuara në jetën reale. “Është një pishinë pa ujë në të, është një kopsht trëndafili. Gjërat që mendova se ishin abstrakte, janë të vërteta. Ne e lexojmë poemën dhe në çdo vend përpiqemi të dimë se si Eliot-i do të futej në kopsht, se a e ka marrë krahun e djathtë apo të majtë”.

Shfaqja në fund nuk duket si kopsht anglez, fal skenografisë së bazuar në pikturat e artistit amerikan, Brice Marden. Koncepti i tij i guximshëm e me ngjyra të gjalla janë si sfond i duhur i vallëzimit ritmik të Tanowitz-it, tejet të detajuar, me ndërlidhje me baletin klasik dhe koreografin Merce Cunningham (Tanowitz u mësua nga balerina e madhe e Cunningham-it, Viola Farber). Aftësia e saj kompozicionale është lavdëruar nga kritikët amerikanë; Alastair Macaulay i quajti “Katër kuartetet”, “krijimi më i madh i teatrit të vallëzimit në këtë shekull”.

Tanowitz mund të shkojë në Britani të Madhe si artiste tërësisht e formuar, por mjeshtëria e zanatit të saj ka 25 vjet që zhvillohet vazhdimisht. Ajo është si një ndërprerëse e paqëllimtë në një botë të artit që kërcen në gjërat e ardhshme të mëdha ku artistët e rinj premtues nxiten në karriera të suksesshme.

“Dukem shumë mirë për 49-vjeçare, por kurrë nuk isha talent i ri”, thotë ajo. “Gjithmonë kam pasur punë, familje, kam edhe një vajzë. Nuk ma ndiente shumë për turne apo për biznes. Jam përpjekur veç të bëj vallëzim të mirë. Në 10 ose 15 vitet e para, isha shumë pak e vlerësuar në Nju-Jork. Shumë pak njerëz vinin në shfaqjet e mia. Në ato kohë zhgënjehesha shumë, por në fakt ishte gjëja më e mirë për mua si një artiste, sepse me të vërtetë më lejoi të rritesha pa u shqetësuar për rishikimet apo shitjet e biletave”.

Vlerësimit janë çdo herë e më të mira për të, sidomos për “Katër kuartetet” dhe “Variacionet e Goldbergut” të Bach-ut. Duke qenë sekret njujorkez për kaq shumë kohë, është koha që koreografia e Tanowitz-it të arrijë një audiencë më të madhe.

“Është me të vërtetë e mrekullueshme që njerëzit duan ta shikojnë punën time”, thotë ajo. “jam gati”. /Telegrafi/

SHKARKO APP