Takim emocionues me ambasadoren kroate në Tiranë, Sanja Bujas-Juraga

Nga Zenepe Luka –

Kanë nisur procedurat për organizimin e ceremonisë për t’i akorduar “Medaljen e Mirënjohjes” Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç,

Në vijim të misionit të Fondacionit “Nermin Vlora Falachi” për promovimin e vlerave të gruas, duke u ndalur tek gra lidere, shembull për masën e grave, pas propozimit të ardhur nga 20 degët e tij në po kaq shtete, për t’i akorduar medaljen “Mirënjohje” dhe për ta njohur “Lidere e Ballkanit” Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, i është përcjellë një letër Presidentes dhe Ambasadores Kroate në Tiranë, Sanja Bujas-Juraga. Ishte kjo një arsye më shumë, që u organizua një takim në selinë e kësaj Ambasade me një përfaqësi të Fondacionit.

Një bisedë me sy të përlotur.

Janë befasuar të dy palët, si përfaqësia e Fondacionit e përbërë nga Zenepe Luka, Prof.Ingrid Shuli,Vllasova Musta ,Silvana Brace dhe Aulona Veizaj, ashtu edhe vetë ambasadorja–Juraga.

Kishte marrë informacion të bollshëm për aktivitetin e Fondacionit dhe degët e tij në shumë shtete dhe me sy të përlotur, vlerësoi kontributin e gruas intelektuale shqiptare, që aderon aty, aq më tepër që gjithçka është bërë pas asnjë ndihmë. Ajo vlerësoi dhe u përlot për nismën për të vlerësuar Presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviç, që edhe ajo vetë ndjehej e prekur për këtë nismë të gruas intelektuale shqiptare mbarëkombëtare. Është pranuar me kënaqësi kërkesa juaj dhe tashmë jemi në kohën që po zhvillohen procedurat për të parë konkretisht se ku mund të bëhet ceremonia në Shqipëri apo në Zagreb.

“Ta bëjmë në Vlorë, më 28 nëntor, ditën e shpalljes së Pavarësisë, ditë që do të promovohet shtatorja e Donika Kastriotit, me rastin e vitit të Skënderbeut, por edhe përvjetorit të lindjes së saj, Zonja e Parë e Arbërisë, ku do të organizohet edhe një sesion shkencor mbarëkombëtar me temë ‘Vjen nga shekujt gruaja e shquara e Kombit’. Ide e bukur, por do të presim sa të konkludohet përfundimisht”,-tha Ambasadorja.

Në fund Ambasadores iu dhuruan botimet që janë bërë për gruan dhe u bënë shumë foto, që mbetën një kujtim i bukur, mbushur me emocione, që do të mbahet mënd gjatë. Të ndihmojmë njëra tjetrën, që gruaja të udhëheqë me shembullin e saj.

Gjatë bashkëbisedimit u vunë piketat e bashkëpunimit  duke krijuar një lidhje të ngushtë me organizatat e grave kroate, ku përfshihen edhe pakicat, ku vend të veçantë zë gruaja shqiptare. “Duhet të zëmë kohën e humbur”- tha Ambasadorja dhe na vjen keq që nuk jemi njohur më parë. “Ne vlerësojmë degën e Fondacionit që është në Zagreb dhe drejtohet nga intelektualja Dori Kerni, por do të ndalemi në veprimtari konkrete. Do të takohemi në Vlorë më 8 tetor”- tha Ambasadprja, duke hedhur në letër fushat e bashkëpunimit.

Drejt Zagrebit në përurimin e shtatores së Nënë Terezës.

Një përfaqësi e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, është ftuar për të marrë pjesë në festimet dy ditore 21-22 shtator, përurimin e Shtatores së Nënë Terezës në Kishën e Shenjtë Marinës në Trsat, Rijekë, Kroaci. Shprehim mirënjohjen e thellë për ftesën  e dërguar nga zonja Ermina Lekaj Prljaskaj, shqiptarja e parë deputete në Kuvendin e Kroacisë, që përfaqëson pakicat. Presidentit të EUROSIG z. Kadri Morina, biznesmen patriot, që mundësoi shpenzimet e udhëtimit të katër  zonjave që përfaqësojnë gruan shqiptare mbarëkombëtare në këtë event të rëndësishëm. Gjatë kësaj kohe do të bëhen takime edhe në Presidencën e Kroacisë si dhe me grupe grash intelektuale kroate dhe përfaqësuese të pakicave.

SHKARKO APP