“Takimet Muzikore të Dy Botëve” në Gjirokastër

Edicioni i 12 i festivalit “Takimet Muzikore te dy Boteve” organizohet këtë vit nën ombrellën e Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore.

Për 12 vjet rresht Argjiro vazhdon të promovojë vlerat e trashëgimisë kulturore duke ndërthurur muzikën klasike dhe atë tradicionale. Takimet Muzikore kete vit do të udhetojnë nga 21 shtatori deri në 10 tetor nga Kalaja e Gjirokastrës, në Shkodër, në Vlorë e në Tiranë!

5 koncerte, në 5 vende që mbartin histori, do të presin artistë nga skenat më të famshme evropiane dhe asaj vendase!

Drejtoresha e Argjiro-s Ilda Mara thekson se slogani këtë vit do të jetë: Trashëgimia jonë: ‘Aty ku e kaluara takon të ardhmen”.

“Tashme Takimet Muzikore të dy botëve kanë krijuar një traditë prej 12 vjetesh rresht që të promovojnë  vlerat dhe trashëgiminë tonë kulturore. Ne synojmë të ndërgjegjësojmë brezat për historinë tonë dhe atë të Evropës, traditen dhe kulturën e secilit dhe forcimin e përkatësisë në një hapësirë më të madhe si ajo evropiane.Trashëgimia kulturore na lejon ne të kuptojmë të shkuarën dhe të hedhim syte nga e ardhmja.’ -shprehet ajo.

Startojmë nesër më datë 21 Shtator, ora 19:00, me ndalesën tonë të parë në Kalanë e Gjirokastrës.

Në një atmosferë të ngrohtë muzikore, të ftuarit do të kenë mundësi te shijojne këngët më të mira gjirokastrite dhe ato labe, të përzgjedhura me mjeshtri nga grupi Polifonik Ergjëria.

Mysafir i mbrëmjes do të jetë edhe fizarmonisti i njohur slloven Marko Hatlak i cili zbret nesër në Gjirokastër për të kënaqur publikun vendas, por dhe të ftuarit special me repertorin e tij të veçantë muzikor.

Theksojme se Hatlak për pesëmbëdhjetë vjet ka performuar solo në koncerte, dhe ka ndarë skenën me shumë artistët të njohur si solo, ansamble, orkestra dhe dirigjentë, të cilët e  kanë çuar në qasjen e tij unike dhe të padiskutueshme. Zhanret muzikore që ai lëvron janë – tango, etno, barok dhe kontemporane .

Koncerti i dytë do të jetë në Shkodër, në Qëndrën Arka, më datë 29 Shtator, ora 19 :00, për te vijuar më tej me Vlorën dhe Tiranën.

Për më shumë informacion vizitoni faqen tonë në Facebook https:/ www.facebook.com/Takimet-Muzikore-te-Dy-Boteve-727402370650111/

SHKARKO APP