“Takimi i Teatrit Kadri Roshi” në Gjirokastër, fiton trupa e Elbasanit
Gjirokastra për 7 ditë më radhë u kthye në kryeqendrën e teatrit. Në qytetin e gurtë u mbajt edicioni i parë i festivalit “Takimi i Teatrit Kadri Roshi” ku fituese u shpall trupa e Elbasanit me shfaqjen “Volpone” me regji të Adonis Filipi.
Aktori Timo Flloko si anëtar i jurisë në krah të Rajmonda Bulkut, Albert Mingës, Ndriçim Xhepës dhe Kristjana Didës vlerësimet maksimale i kishte për publikun gjirokastrit, ndërsa nuk kurseu kritikat për trupat teatrore në Shqipëri.
Timo Flloko: Ata artistë që janë të mirë janë të mirë, ato shfaqje që janë të mira të pakta janë të mira, por ato shërbejnë si një shembull dhe duhet të rritet niveli në të gjithë komponentët e shfaqjes.
Vlerësime për këtë edicion të parë të festivalit kishte edhe Viktor Zhusti.
Viktor Zhusti: Gjirokastra meriton shumë, deri tani të gjithë në, artistë, aktorë, regjisore, organet e pushtetit i janë borxhli këtij qyteti.
Shfaqjet rikthyen në sallën e teatrit “Zihni Sako” edhe aktorë që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Mes tyre ishte edhe Nikolla Llambro, i cili nuk i fsheh emocionet teksa tregon jetën e vështirë në emigrim dhe projektet për të ardhmen.
Nikolla Llambro: Mos je filani, tha?
I thashë: Po, unë jam
“Po si je katandisur kështi more derzi”, sic i themi në gjirokastritët.
I thashë: Po vjedh, po drogohem?! Ça po bëj? Unë po punoj i thashë.
Që në 2001 unë jam një aktor në aktivitet në Greqi.
Festivali u mbyll me nderimin nga Presidenti i Republikës me tituj nderi të disa aktorëve, të regjisorëve të teatrit të Gjirokastrës për kontributin e dhënë ndër vite.