“Takimi mes dy botëve”, festivali ku muzika klasike bashkohet me folkun

Do të flasim sot për një ngjarje kulturore e cila kulmoi me një koncert shumë të rëndësishëm në Pallatin e Brigadave. Festivali “Takimi mes dy botëve” i sopranos shqiptare, Blerta Zhegu, një soprano që po korr shumë sukses kudo.

Koncerti recital i saj përveç arieve të huaja ka pasur risi sepse në të janë kënduar edhe këngë shqiptare.

Për këtë dhe të tjera e ftuar ne Chick në emisionin e moderatores Fjodora Fjora do të jenë organizatorja Ilda Mara dhe soprano Blerta Zhegu.

Kënaqësi Ilda të të kem në intervistat e mia. C’mund të na thoni për këtë aktivetet kulturor, a ke njerëz që të mbështesin në projektet e tua, sepse kultura është kthyer tashmë si një oaz në mes të shkretëtirës?

-Është e vërtetë! Them se ja dalim se përderisa po vazhdojmë me edicionin e 12-të do të thotë se ja dalim. Tani janë ngritur një sërë strukturash, por edhe cilësia që ne kemi arritur na bën që ne të na mbështesin. Ky është një festival që promovon vlera jo vetëm të artistëve shqiptar por edhe të huaj, që vijnë për të performuar.
Qëllimi i këtij festivali është ndërthurja e artistëve shqiptare me të huajt, aty ku tradita jonë takohet me traditat e huaja si dhe promovimi i trashëgimisë kulturore.
Ne koncertet i kemi bërë në vende me një rëndësi të madhe historike si psh koncerti në kalanë e Gjirokastrës apo koncerti në Shkodër, në një vilë antike tek qendra Arka, një vilë e shekullit të 16-të.
Dhe Festivali për tu mbyllur kulmoi në Pallatin e Brigadave që është një pallat i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore. Koncerti i fundit ishte ai i sopranos Blerta Zhegu e cila në mes të këngëve barok, romantike të huaja, këndoi edhe këngë shqiptare.

Cfarë solli nga ana artistike ky festival?

-Në këtë festival kemi pasur artistin e njohur nga Sllovenia Marko Hatllak, i cili përveçse këndoi në stilin slloven, solli pjesë nga ish Jugosllavia dhe Ballkani. Pati gjithashtu një ndërthurje të muzikës sllovene me Izo polifoninë. Më pas patëm ‘Zanën e maleve’ në lahutë, Lumturie Nojan, që luan lahutë dhe është e vetmja femër që e ka trashëguar këtë vegël, që zakonisht e luajnë meshkujt .
Dy artist greke me famë Europiane dhe më gjerë Eleni Marangu dhe Agapi Trandafilo të cilët bënë dy koncerte, një në teatrit Petro Marko në Vlorë, dhe një në katedralen Ringjallja e Krishtit në Tiranë.
Këta këngëtarë bënë që publiku të udhëtoi përgjatë një shekulli të muzikës greke dhe sollën pjesë të muzikës klasike por edhe të mbështetura deri diku dhe në muzikën tradicionale.

Në besojmë se më këtë festival i kemi sjellë publikut kënaqësinë e muzikës, duke sjellë edhe atë muzikë që ishte harruar.

foto galeri

foto galeri

Një tjetër e ftuar këtë të shtunë ne emisionin Chick të moderatores Fjodora Fjora është dhe sopranoja Blerta Zhegu.

Blerta Zhegu është një këngëtare që karrierën e saj e zhvillon në Francë, por sot ajo do të jetë pjesë e koncertit përmbyllës të festivalit ‘Takimi mes dy botëve’ që do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

-Është një ndjesi e vaçantë sepse publiku shqiptar është i pari që më ka parë në skenë dhe jam e lumtur që vij për herë të dytë në Festivalin “Takimi mes dy botëve”.

Ti je ende në kulmin e karrierës, ç’mund të na thuash për punën tënde?
Puna është faktori më i rëndësishëm, sepse 90 % e një karriere është puna, artisti duhet të jetë rezistent ndaj faktorëve të jashtëm dhe për mua nuk ka qenë aspak te lehtë, sidomos për muzikën klasike, rrugëtimi im më ka forcuar çdo herë e më shumë.

Në skenë kam interpretuar shumë role por më i dashuri për mua është Adina E’Lisier D’Amore, që e kam interpretuar edhe në skenë në Tiranë, është një opera që edhe i përshtatet zërit tim dhe personalitetit tim dhe nivelit tim teknik në atë kohë.

Cdo të sjelli sot koncerti recital për publikun?
Jemi përqendruar në tre tematika kryesore që i përshtaten edhe formacionit orkestral, sepse është një orkestër dhome. Për këtë kam zgjedhur tre ariet barok, të cilat kanë një formacion më të reduktuar, duke ju përshtatur rastit të orkestrës së grupit të artit të Sigalit, edhe disa melodi të orkestruara nga Ylli Ramzoti, duke mos lënë pas dore muzikën shqiptare.

SHKARKO APP