Të gjitha dashnoret, muza të Pikasos, kush do të ishte piktori pa gratë e tij?!

Pikaso nuk pati ndikim të rëndësishëm vetëm në pikturë e në historinë e artit, ai la shenja të pariparueshme edhe në jetën e dashnoreve e grave të tij, që u magjepsën nga thellësia e piktorit. Trupi femëror, në fakt, ishte një nga subjektet e preferuara të artistit. Njërës prej dashnoreve të shumta të tij i rrëfeu një sekret: “Për mua ka dy lloje grash, hyjneshat dhe ato me këmbët në tokë”. Të gjitha gratë e tij e vuajtën, më shumë sesa e shijuan marrëdhënien me të. Së fundmi, seriali “Geniues”, në 10 seritë e sezonit të tij të dytë, tregon të gjitha gratë e rëndësishme të Pikasos. Marrëdhëniet me to ishin abuzive, shpesh poshtëruese.

pikaso

Pikaso nuk ndalej asnjëherë, nuk e frymëzonte më muza që kishte dhe hidhej menjëherë në kërkim të një të reje. E kuptonte këtë sepse nuk mund të pikturonte më… dhe ja ku kishte ardhur momenti për një gjah të ri… lidhjet e dashurisë ishin të vazhdueshme, disa nga femrat i kishte në të njëjtën kohë. Marrëdhëniet me fëmijët i kishte herë të mira e herë të këqija. Pikaso i shihte femrat si “përendesha apo si qilim dere për këmbë”. Dramaturgu irlandez Brian McAvera ka shkruar “Gratë e Pikasos” për t’u dhënë grave, që e dashuruan dhe e ndihmuan karrierën e Pikasos, një zë për të treguar historitë e tyre. E para e rëndësishme, ajo që u bë gruaja e tij e parë, ishte Olga Khokhlova. Një balerinë ruse aristokrate, e cila e deshi deri në fund të jetës.

pikaso 1

Ai e braktisi atë dhe fëmijën e tyre kur u takua me Marie-Therese Walter, një grua të re me të cilën nisi një lidhje dashurie kur ajo ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Pikaso nuk pranoi të divorcohet nga Khokhlova, në vend të kësaj, ai zgjodhi që të mbetej ligjërisht i martuar në mënyrë që të mos e ndajë pasurinë e tij me të. Walter i lindi Pikasos një djalë, por as këtë herë nuk mjaftoi fëmija për të pasur një marrëdhënie të gjatë. Ishte radha e fotografes së shquar Dora Maar. Kur Maar u diagnostikua me probleme të shëndetit mendor, ai e konfirmoi atë në një institucion ku ajo u trajtua me terapi të elektroshokut. Gjatë marrëdhënies së tij me Maar, ai filloi një lidhje dashurie me piktoren Francoise Gilot dhe, në mënyrë krejtësisht të parashikueshme, ai e braktisi edhe atë. Pas disa dashnoreve, më vonë ishte një Gaby Lespinasse, një grua që ishte tanimë në një marrëdhënie me një burrë tjetër, kur ajo filloi një lidhje të shkurtër dashurie me Pikason.

pikaso 2

Personazhi i Khokhlova-s, është përshkruar nga miqtë e Pikasos si e inatosur dhe e djallëzuar, e portretizuar me humor dhe hijeshi: “A dëshiron ndonjë grua të jetë e padurueshme?”, pyet ajo audiencën, teksa përshkruan negocimin me burrin e saj të divorcuar për gjëra të tilla si pagesa e faturave të energjisë elektrike, apo përkushtimin e vëmendjes ndaj fëmijës së tij. Walter ishte vetë një fëmijë kur nisi lidhjen e saj me Pikason 45-vjeçar, ishte e padjallëzuar, besonte në dashurinë e tij ndaj saj dhe fëmijës së tyre (Walter në jetë të vërtetë përfundon e vetëvarur në një garazh në vitin 1977). Maar, një artiste e respektuar para se të niste lidhjen e saj me Pikason, e akuzon atë të ketë pasur bindje politike të rreme (Pikaso, një kundërshtar i të dy regjimeve, të Frankos në Spanjë dhe pushtimit nazist të Francës, ka jetuar në Paris gjatë regjimit nazist. Atij iu lejua të vazhdojë të punojë dhe disa thonë se atij iu dha një trajtim i veçantë për shkak të famës së tij. Shoku i tij i kahmotshëm Max Jacob, poet, si dhe një nga mbështetësit më të hershëm të punës së Pikasos, nuk ishte aq me fat. Si çifut që ishte, u arrestua menjëherë dhe vdiq teksa po e dërgonin në kampin e përqendrimit në Auschwitz).

pikaso 3

Gaby Lespinasse thjesht e përshkruan atë si një “qen”. Tregimet e njerëzve të mëdhenj janë plot me anekdota të ngjashme, për të cilat shumica e njerëzve asnjëherë nuk kanë dëgjuar dhe nuk i dinë. Shumica prej nesh e njeh Pikason vetëm si një mjeshtër të madh të Lëvizjes Kubiste, si krijues i Guernikës dhe si një nga emrat më të rëndësishëm të artit të shekullit 21. Dashnoret e Pikasos na përkujtojnë se madhësh tia gjithmonë ndihmohet nga ata që japin dashurinë, mbështetjen, kreativitetin dhe energjinë intelektuale të tyre, për krijuesin. Të gjitha këto gra dhanë prej vetes në punën e Pikasos dhe është e drejtë që të paktën t’i dimë emrat dhe historitë e tyre.

SHKARKO APP