Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të rejat e edicionit të 22, të Tirana International Film Festival 2024

Kultura E premte, 6 Shtator 2024 16:15
Të rejat e edicionit të 22, të Tirana International Film Festival 2024
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edicioni i 22-të i Tirana International Film Festival-Oscar & European Film Awards qualifying do të mbahet nga data 22-28 shtator 2024. Filmi më i mirë i shkurtër do të kualifikohet për Çmimet Oscars 2025 si dhe European Film Awards 2024. Filmat studentorë të përzgjedhur zyrtarisht në TIFF kanë të drejtë të konkurrojnë për Çmimet Student Academy (SAA). TIFF është gjithashtu që prej vitit 2013 pjesë e 110 festivaleve më të rëndësishme në botë, që ndiqen me vëmendje të posaçme online, por edhe fizikisht nga HFPA-Hollywood Foreign Press Associations. Programi Ditor i TIFF kombinon mbi 200 premiera të filmave në konkurim në të gjitha kategoritë dhe zhanret. Kalendari i këtij viti është pasuruar me një program special ekskluziv:

Retrospect TIFF

Mund t'ju interesojë

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25
“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë ndër vite

“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë nd...

12 Tetor 2026, 11:44

Homazh për një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave Marcello Mastroianni. Në 100 vjetorin e lindjes së tij do të shfaqim një program special me 4 filma:
 8 e Mezzo by Federico Fellini
 La Dolce Vita by Federico Fellini
 Che ora è by Ettore Scola
 Io, Io, Io e gli Altri by Alessandro Blasetti

Swiss Digital

TIFF CLASSICS

Premiera botërore e filmit të mirënjohur KAPEDANI të restauruar në 4K do të ketë shfaqjen e vet ekskluzive gjatë TIFF në kinema Millenium. Komedia më e suksesshme e kinematografisë shqiptare mbetet akoma një referencë për të gjithë brezat.

FOCUS

oKosova’s Young Film Talents – program special me filmat e shkurtër nga studentët më të shquar të Fakultetit të Arteve, dega Regji filmi gjatë 4 viteve të fundit si dhe studentët Master, program i cili sapo u prezantua në Festivalin e Kanës 2024.

INDUSTRY EVENTS

o SCREENPLAY Contes TIFF synon të vlerësojë nga prodhuesit dhe distributorët tanë partnerë skenarin më të mirë dhe të mundshëm për t’u prodhuar prej tyre me shanset më të mëdha për t’u shpërndarë me sukses në festivalet më të njohura ndërkombëtare të filmave të shkurtër. Partnerët tanë kanë nominuar 10 skenarë për Pitching dhe në Ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve, 28 shtator 2024 do t’i shpërblejnë skenarët fitues me Distribution Award dhe mundësinë e nënshkrimit të një kontrate prodhimi ose shpërndarjeje me fituesit.

o ICDA’s Semiramis Award for Excellence in Casting

Kemi kënaqësinë të presim 40 anëtarë të ICDA – International Casting Directors Association, si pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimit të ICDA’s Semiramis Award for Excellence in Casting, për të vlerësuar arritjet e jashtëzakonshme në casting. Qëllimi i ICDA në krijimin e këtij çmimi ishte të ndriçonte rolin kryesor që luajnë regjisorët e kastit në procesin krijues të filmit. Një prani e dukshme e drejtuesve të kastingut në festivalin tonë është automatikisht një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e casting-ut për realizimin cilësor të filmit.

SPECIAL SCREENINGS

Rrjeti i Festivaleve në Rajonin e Adriatikut

Tirana International Film Festival është tani pjesë e Rrjetit të Festivaleve në Rajonin e Adriatikut, që është programi i përbashkët i tre festivaleve themelues-Festivali i Filmit në Sarajevë (BiH), Festivali i Filmit Auteur (Serbi) dhe Festivali i Filmit në Zagreb (Kroaci). me anëtarë të asociuar Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Lubjanë (Slloveni) Festivali i Filmit Vëllezërit Manaki (Maqedonia e Veriut) dhe ambasadorët e Çmimit të Audiencës Adriatik, Festivali i Filmit Herceg Novi (Mali i Zi) dhe Festivali i Filmit Pesaro (Itali). Secili nga tetë festivalet mban një program special të përbashkët, ndërsa filmat më të mirë do të zgjidhen nga publiku në të pesë vendet. Duke numëruar votat e audiencës, filmi më i mirë do të nderohet me çmimin e publikut Adriatik, që i jepet fituesit në Festivalin e Filmit Autor në Beograd.

MASTERCLASSES

Experimental and Personal Filmmaking – Masterclass nga Rouzbeh Rashidi, themelues i Experimental Film School, Iran-Irlandë. Promovim i eksperiencës së suksesshme të degës të regjisë së filmit në një takim të hapur me studentë, regjisorë e kineastë shqiptarë e të huaj në praninë e z.Hazir Sh. Haziri, drejtues i Fakultetit të Arteve, z.Ismet Sijarina, drejtues i Departamentit të Filmit & TV si dhe studentëve nga Kosova të pranishëm në festival.

• KIDs Program është program i përvitshëm i dedikuar për fëmijë nga 5-10 dhe 11+ vjeç me rreth 30 filma të shkurtër. Salla “Tonin Harapi” e Liceut Artistik do të jetë në dispozicion të këtij programi ku fituesit do të dalin nga votat e fëmijëve. Këtë vit ky program do të pasurohet me një seksion të veçantë të quajtur TEENs, me filma narativë krijuar enkas për këtë moshë delikate.

• PANORAMA me seksionet tematike dhe alternative si GENERATIONs, NEW WORLD, DIVERGENT MINDs, PARADE, Reflecting Albania dhe për herë të parë do të sjellim një program me filma të krijuar me AI shoqëruar me diskutime e debate rreth kësaj alternative të re audiovizuale.

• COMPETITION & JURIES

Konkurimi zyrtar konsiston në filmat e metrazhit të gjatë: Feature, PerspecTIFF, Documentary dhe Short Films: Live Action, Animation, Documentary, Video Art & Experimental, Students, Balkan shorts si dhe In ALBANIAn. Këto kategori do të vlerësohen nga 6 juri ndërkombëtare të formuara nga personalitete të industrisë kinematografike, si: Hu Wei, regjisor (Kinë, Francë – AMPAS member), Mónica Santos, regjisore (Portugali – AMPAS member), Goran Gocić, kritik, studiues (Serbi), Thanasis Neofotistos, regjisor (Greqi), Rouzbeh Rashidi, regjisor (Iran, Irlandë), Hazir Sh. Haziri, regjisor (Kosova), Tonia Mishiali, regjisore (Qipro), Goce Cvetanovski, regjisor (Maqedoni e Veriut), Otilia Babara, regjisore (Moldova), Anja Dihrberg-Siebler, Casting director (Gjermani), Sofia Georgovassili, regjisore (Greqi), Ardit Sadiku, regjisor (Shqipëri), Bruno Carnide, regjisor, drejtor festivali filmi (Portugali), Adam Selo, distributor, (Itali).

Për herë të tretë seksioni PANORAMA do të jetë në konkurim dhe juria do të jetë e përbërë nga përfaqësues të partnerëve tanë institucionalë dhe mediatikë.
Gjithashtu, këtë vit, për herë të parë, do të krijojmë një juri speciale të formuar nga studentë të Universitetit të Arteve, të cilët përveç vlerësimit të filmave të zgjedhur në kompeticionin zyrtar do të jenë aktivë pas çdo seance filmike në kinema me Q&A, duke nxitur kështu mendimin kritik tek kineastët e rinj dhe iu dhënë mundësinë për t’u njohur e bashkëpunuar me regjisorët dhe producentët e huaj pjesëmarrës në TIFF.

• OPENING

Ceremonia Galà e Hapjes do të organizohet në kinema Millenium. Pas koktejlit dhe surprizave të këndshme për të ftuarit, programi do të vazhdojë me premierën kombëtare të filmit (TBD së shpejti). Pas filmit do të shtrohet një banket i pasur me ushqime e pije tradicionale si dhe live music. Ceremonia e ndarjes së Çmimeve do të mbahet në 28 shtator, ora 19:00 në kinema Millenium.

• VENUES

Filmat dhe eventet e këtij edicioni do të shfaqen në kinema Millenium, Qendra e Artit AGIMI, Open Air kinema Millenium, salla “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”, kinema Maks Velo si dhe online për ndjekësit e shumtë në Shqipëri dhe në botë.

• SUBMISSIONS & SELECTIONS

Deri tani kemi rreth 3700 filma dhe 67 skenarë, që aplikuan këtë vit nga 115 vende të botës.

• INFO

Të gjithë ju që dëshironi të ndiqni eventet dhe premierat kombëtare të edicionit të 22 të Tirana International Film Festival 2024 jeni të lutur të plotësoni formularin te ACCREDITATION: http://tiranafilmfest.org/accreditation Për më shumë informacion rreth edicionit të 22-të të Tirana International Film Festival 2024 mund të na vizitoni në faqen tonë web: tiranafilmfest.org, me më shumë detaje rreth Programit, Jurive, Awards dhe Press Kit.

Etiketat e lidhura

Tirana International Film Festival
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 9 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.