Të rinjtë që nuk dorëzohen

Nuk është e vërtetë që nuk mund të zgjedhësh. Nuk është e vërtetë që një gjest nuk bën kurrë diferencën. Nuk është e vërtetë që asgjë nuk mund të ndryshojë. Mbrojtja e parë që duhet ngritur, është ajo kundër cinizmit të të tjerëve. Gjithmonë del dikush që ngre shpatullat, që thotë: ku mendon se po shkon? Çfarë mendon se po bën? Dhe ngërdheshet. Gjithçka do të mbetet njësoj.

Por unë mendoj për një djalë 24 vjeç. Që thotë: nuk dua të bëhem si ata baballarë, që buzëqeshin me entuziasmin e fëmijëve. Dhe. I trajtojnë si njerëz me iluzione. Djaloshi në fjalë nuk i mbushi dot 25 vjeçm quhej Piero Gobetti. Nuk e toleronte apatinë: “Të jemi në çdo moment NE, të realizojmë gjithë mundësinë e veprimit për NE dhe për të tjerët në çdo moment”, shkruante. Nuk rrinte ulur duke pritur.

Një helm i veçantë – zhgënjimi – ra si shi në supën tonë gjatë këtyre viteve. Nuk është e lehtë të kesh imunitet. Perëndimi i shekullit të shkurtër dhe shumë të gjatë njëkohësisht që kemi lënë pas krahëve, ka hedhur në papafingo ideologji dhe shumë instrumenta të interpretimit të botës. Dikush mendoi se ka marrë fund politika. Por një zotëri që atë shekull e kishte përshkuar të gjithin, Vittoria Foa, thoshte se nuk duhej të ndiheshim jetimë. Që vlerat nuk janë grumbulluar në një vend të fiksuar, “duhen kërkuar dhe është e lodhshme”. Dhe se kemi një rast të jashtëzakonshëm, unik, që të përveshim mëngët.

Kur i kërkuan një urim, qoftë edhe një këshillë, për të rinjtë që do të jetonin në shekullin e ri, tha: “Rrini zgjuar, mos i braktisni ëndrrat”.

E pazakontë, apo jo?

“Kur zgjedh nuk duhet të ëndërrosh, je ti përgjegjës”.

Kur zgjedh “me të gjithë forcën e personalitetit”, siç kanë bërë Caroila Rackete apo Joshua Uong, nuk mund të rrish ulur.

Paolo di Paolo, La Repubblica

SHKARKO APP