Të rinjtë tek juria e festivalit të RTSH-së

Festivali i 57-të i Këngës në RTSH, do të nisë në 22 dhjetor. Në konferencën për shtyp që ka dhënë grupi i punës dhe drejtuesit që nga Inva Mula si Drejtore Artistike, tek Pandi dhe Bledi Laço si skenarist dhe regjisor e deri tek Drejtori i Festivalit Martin Leka, u zbuluan disa detaje.

Inva Mula tregoi se theksi do të jetë tek të rinjtë, që vëmendja e tyre të kthehet tek festivali për ta ndjekur si dikur. Për këtë arsye ajo ka menduar që veç jurisë kryesore të krijojë dhe një tjetër me 15 të rinj të gjimnazeve të Tiranës.

”Do të krijohet një grup me nxënësit më të mirë të 15 shkollave të mesme të Tiranës, të cilët do të ndjekin nga afër dhe do jenë një juri ekstra, që do të vlerësojë këngën më të mirë”, tha Inva në konferencë.

SHKARKO APP