“Të vdekurit nuk vdesin” do të hapë festivalin e Kanës
Do të jëtë filmi “The dead don’t die” (në shqip: Të vdekurit nuk vdesin) i regjizorit amerikan Jim Jarmush, i cili do të hapë edicionin e 72-të të festivalit të Kanës, që do të mbahet nga data 14-25 maj.
Filmi do të jetë i përfshirë në konkurs dhe shfaqjen e parë botërore në ekranin e madh do ta ketë pikërisht në teatrin e madh Lumiere të qytetit bregdetar të Kanës.
“Të vdekurit nuk vdesin” është një homazh ndaj filmit “Nata e te gjallëve të vdekur” e George Romero; për këtë krijim regjisori Jarmush ka përzgjedhur një kastë aktorësh të njohur si: Bill Murray, Adam Driver, Tilda Sëinton, Chloe Sevigny, Steve Buscemi, Iggy Pop dhe Selena Gomez.
Kjo është hera e parë që festivali do të hapet më një film të zhanrit ‘horror’.