Teatri/ “Drama e dy karaktereve” magjeps publikun e “Spahivoglit”

Shfaqja, “Drama e dy karaktereve” vënë këtë fundjavë në skenën e Teatrit “Kujtim Spahivogli” mund të cilësohet padiskutim si një dramë e fortë dhe me doza të larta emocionale. Shumë e duartrokitur nga publiku pjesëmarrës, kjo dramë me autor amerikanin, Tennessee Williams për protagonistë ka dy karaktere shpërthyes, dy karaktere të trazuar psiqikisht, të cilët sado që përpiqen të dalin mbî, nuk mund ta gënjejnë veten për t’ju larguar realiteteve të prodhuara po nga vetë ata, nga gjendja e tyre.

Interpretuar me një natyrshmëri që magjeps, origjinalitet dhe elegancë mbresëlënëse, nën lëkurët e dy karaktereve të veprës (pjesërisht autobiografike të Ëilliams), qëndronin Igli Zarka dhe Kristi Lleshi, dy të talentuar që premtojnë shumë në të ardhmen.

Felice është personazhi i mbështetur tek vetë autori dhe Krist Lleshit, Clare, personazhi i mbështetur tek motra e autorit.

Kjo shfaqje që zgjat gjashtëdhjetë minuta do të vazhdojë të shfaqet për publikun e kryeqytetit edhe këtë fundjavë, saktësisht më datë 20, 21 dhe 22 prill.

Pas rolit të shkëlqyer të Alan Strang, në veprën “Equus” të Peter Shaffer, vitin e kaluar, Igli Zarka edhe këtë herë guxoi me një sfidë të re, duke ofruar konceptin e tij regjisorial, mbi tekstin e përkthyer nga gazetarja Kozeta Kurti.

Shqipëria është vendi i parë në Evropë që guxon të shfaqë një dramë të tillë, pra kaq personale të një prej dramaturgëve më me ndikim në fushën e teatrit në mbarë botën, i cili njëkohësisht është edhe dy herë fitues i çmimit “Pulitzer”.

/Albina Gjergji  –  VOX ALBANIAE/

 

SHKARKO APP