Teatri Eksperimental rikthen shfaqjet në sallë, Neritan Liçaj: Ne na thonë të marrim leje në ministri…

Pas 8 muajsh mbyllje, Teatri Kombëtar Eksperimental i vendosur në Art turbina rikthen shfaqjet brenda në sallë. Këtë të shtunë dhe të dielë, do vihen dy premiera për fëmijë, “Hans dhe Gretel” e “Përtej imagjinatës” në orën 10:30.

Në kuadër të masave anticovid, do përdoret vetëm 30 % e kapacitetit të sallës, e përkthyer ndryshe, vetëm 1 në çdo tri ulëse, ndërsa publiku do të ketë në mënyrë të detyrueshme maska. Matje e temperaturës në hyrje dhe në dalje si dhe dezinfektim pas çdo shfaqje, parasheh vendimi i eksperimentalit.

Endri Çela, regjisor, thotë se është i lumtur që rinis jeta kulturore në teatër. Po ashtu, regjisori Mateo Dervishaj, shprehet se Hans dhe Gretel, ishte një pjesë që e donte që kur ishte fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, Teatri Kombëtar ende nuk ka njoftim publike për nisjen e sezonit të ri artistik. Të premten sindikata e artistëve të skenës, ka thirrur një takim me aktorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Neritan Liçaj, thotë se “Teatri lajmëroi takim, dhe unë erdha. Pastaj pashë që takimin e kish thirrur sindikata. Çudi më vete që për takimin e sindikatës na njofton administrata e teatrit. Ne na thonë që duhet të kërkojmë leje për shfaqje në ministri. Por ne s’kemi pse marrim leje, sepse nuk ka më gjendje fatkeqësie. Sapo u shemb teatri, mbaroi gjendja e fatkeqësisë. Atëherë pse të marrim leje? Cili ligj na ndalon të punojmë? Ne duhet të vijojmë punën duke respektuar protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë”- tha Liçaj për Neës 24 e Balkanëeb.

Teatrot janë mbyllur që prej marsit të këtij viti, për shkak të pandemisë, duke paralizuar jetën kulturore dhe duke lënë të papunë, dhjetëra artistë që punojnë me projekte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?