Teatri i Kukullave feston 70-vjetorin

Për të gjithë fëmijët fundjava dhe sidomos e diela i takon gjithmonë teatrit të Kukullave, dhe këtë të diel teatri që rriti shumë breza dhe krijoi personazhet më të dashur për ta, feston 70-vjetorin e krijimit.

Edhe pse në një moment të vështirë për shkak të pandemisë, sërish në shtëpinë më të dashur të fëmijëve është ekspozuar “historia e teatrit” me anë të kostumeve të vjetra dhe kukullave të dashura të cilat vetvetiu të kujtojnë kontributin e atyre që e themeluan.

Për aktorët spektatori i vogël ka ndryshuar, me atë që ishte dikur por kënaqësia mbetet e njëjtë. Për shkak të pandemisë festimi i 70-vjetorit ndryshoi shumë plane, nuk ndryshoi ceremoninë e ndarjeve të çmimeve për ata që e ngritën dhe po vazhdojnë traditën e institucionit të tetarit të kukullave.

SHKARKO APP