Teatri i Kukullave shkon në jug për fëmijët

Teatri i Kukullave do të vijojë me shfaqjet në Himarë e Dhërmi edhe për këtë fundjavë.

“Çufo dhe Tipi, një aventurë me verdhushka” ndaloi në Korçë, duke ju dhuruar fëmijëve një shfaqje plotë energji dhe argëtim.

Gjatë sezonit veror këtë vit është menduar që fëmijët të argëtohen me personazhet e tyre të dashura dhe në vendin ku ato po pushojnë. Sheshet e qyteteve bregdetare gjallërohen nga buzëqeshja dhe argëtimi i fëmijëve, ku personazhet kryesore janë kukullat që i shndërrojnë pushimet në art dhe kulturë.

Turi lëvizës i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe personazhet e Teatrit të Kukullave do të vazhdojnë në Himarë, Dhërmi, Vlorë në këto data:
Himarë data 4 gusht ora 20:30 tek pedonalja
Dhërmi data 5 gusht ora 10:30
Vlorë data 5 gusht ora 20:00 Lungomare.

SHKARKO APP