Teatri i Operas dhe Baletit hap dyert pas 5 viteve, Ermonela Jaho: Njësoj si skenat botërore

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka hapur dyert dhe për herë të parë në skenën e rikonstruktuar janë ngjitur dy yje të rangut botëror, si Ermonela Jaho dhe Placido Domingo. Mbrëmja gala nisi me një dokumentar për historikun e TKOB dhe çfarë ka ndodhur që nga dita kur nisi rikonstruksioni.

Ermonela Jaho është shprehur se TKOB tashmë nuk ka asnjë ndryshim me operat botërore. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Rama me bashkëshorten e tij, të cilët janë pritur nga ministrja e Kulturës.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha për ”Report Tv”, se skena e teatrit është rikonceptuar me dy ballkonata, ndërsa është siguruar akustika maksimale. Projekti fillestar i rikonstruksionit është 1.2 miliardë lekë, por për arritjen e standardeve bashkëkohore është përdorur edhe buxhet shtesë.

SHKARKO APP