Teatri i Operës dhe Balet çel dyert në fund të vitit, nis projekti i Bibliotekës së re Kombëtare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “deri në fund të vitit çelim dyert e teatri të ri Kombëtar të Operës dhe Baletit që më në fund do të transformohet nga një gjysmë gërmadhë në një teatër opere europian”.

“Kur ta shihni përgatituni që tu besoni syve nuk ka asnjë ekzagjerim në atë që po them”, tha Rama.

Në konferencën për shtyp ku bëri bilancin e rezultateve të qeverisjes në gjysmën e parë të këtij viti dhe foli për prioritetet në periudhën shtator 2019-korrik, kreu i qeverisë e vuri theksin edhe tek projektet artistike.

“Në drejtim të kulturës kemi ende disa boshllëqe serioze.Kemi filluar projektin e bibliotekës së re kombëtare, kemi filluar të punojmë për teatrin e ri të fëmijëve, po diskutojmë për projektin e një strukture binjake në raport me historinë, por pak më tutje në histori sesa struktura e bunkarteve dhe Shtëpisë së Gjetheve dhe po diskutojmë për një dyshe të muzeut të parlamentit aty ku është sot teatri i kukullave dhe muzeut të monarkisë aty ku është sot Pallati i Brigadave. Jemi në proces diskutimesh”-, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “Po punojmë për projektin e një qendre, një muzeu të ri në zemër të jetë historia e shpëtimi i hebrenjve gjatë luftës e lidhur me traditën e mikpritjes dhe besës shqiptare, por si lajtmotiv do të jetë hapësira e kulturës hebreje në Shqipëri”.

Kryeministri Rama bëri të ditur gjithashtu se në shtator do të futet në procedurë projektligji për sportin.

“Në shtator do të fusim në procedurë pr/ligj e shumëpritur e shumëkërkuar të sportit duke i dhënë përgjigje pyetjeve e kërkesave të komunitetit të sportit, të cilat janë trajtuar edhe në tryezën e përbashkët të federatës shqiptare të futbollit apo me të tjera pjesë të komunitetit të sportit”, – tha Rama.

SHKARKO APP