Teatri shëtitës, komedia rrugëton nga Vlora në Durrës. Audienca ka pëlqyer punën e aktorëve

Aktorët e teatrit shëtitës Çajupi, janë duartrokitur nga premiera e parë në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Koncepti regjisorial i komedisë ishte nga Kiço Londo, që vijon të mbetet aktiv në skenat teatrale kudo në vend me teatrin e tij shëtitës.

Aktorët janë entuziastë pasi edhe pse pa një skenë teatrale të mirëfilltë, rrëfyen se duartrokitjet kanë pëlqyer përgatitjen dhe lojën e tyre aktoriale.

Kështu që pas dy netëve në teatrin “Petro Marko” të Vlorës, teatri shëtitës me këtë komedi do të rrugëtojë këtë fundjavë edhe dy mbrëmje në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

SHKARKO APP