Teatri, Veliaj marrëveshje me aktorët: Gati të nisim negociatat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bën të ditur arritjen e një marrëveshje për të nisur negociatat sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj thotë se kur ka vullnet, ka edhe rrugëzgjidhje, ndërsa falënderon të gjithë ata që morën pjesë në diskutimet e zhvilluara për godinën e teatrit.

”Kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje! Mirënjohje nga zemra aktoreve, regjisoreve, arkitekteve, inxhiniereve e sidomos sindikatave e protestuesve! Falë kontributit të secilit kemi një marrëveshje më të mirë dhe jemi sot gati të nisim negociatat për një Teatër të ri Kombëtar”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?