Tendencat globale të tregut të arsimit
Në tregun e madh të edukimit
Qeveritë duhet ta festojnë bumin e arsimit privat, e jo ta pengojnë atë
Duke qenë se shpenzimet varen nga cfarë është më e rëndësishme, qytetarët e botës në zhvillim po caktojnë shuma gjithnjë e më të mëdha për trurin. Edhe pse shpenzimet private në arsim në botën e pasur, nuk janë rritur në terma realë në këto dhjetë vitet e fundit, në Kinë dhe Indi ato janë më shumë se dyfishuar. Kinezët aktualisht shpenzojnë 5 për qind të të ardhurave familjare për arsimin dhe indianët 4 për qind, në krahasim me 2.5 për qind që harxhojnë amerikanët dhe 1 për qind evropianët. Si rezultat, edukimi në përgjithësi, shkollimi privat, arsimi profesional dhe ai lartë në vendet në zhvillim po lulëzojnë.
Meqë fuqia e trurit është gjeneratori kryesor i progresit, ky hov entuziazmi për të investuar në kapitalin njerëzor është një lajm shumë i mirë për botën. Por jo të gjithë janë të kënaqur. Për shkak se arsimi privat rrit pabarazitë, disa qeveri po përpiqen të ndalojnë përparimin e tij. Kjo është e gabuar: ata duhet ta mirëpresin zhvillimin e tij, dhe të përhapin përfitimet e tij sa më gjerësisht.
Edukimi i ka fillimet e tij në institucionet fetare dhe sipërmarrësit e asaj fushe. Por, kur qeveritë, duke filluar nga Prusia në shekullin e 18-të, hynë në biznesin e ndërtimit të kombit, ata e kuptuan se mund ta përdorin arsimin për të formuar mendje të reja. Ndërsa sistemet arsimore shtetërore u rritën, shkollimi privat iu la elitës dhe të devotshëmve. Tani arsimi privat po ringjallet, kjo për disa arsye. Të ardhurat po rriten, sidomos për shtresat e mesme, në të njëjtën kohë kur normat e lindjeve po bien. Në Kinë, politika e një fëmije, nënkupton gjashtë vetë – dy prindër dhe katër gjyshër – të mund të derdhin më shumë para në edukimin e një fëmije të vetëm. Rritja e ekonomisë së dijes do të thotë që kthimet në arsim po rriten e në të njëjtën kohë mundësitë për ata që nuk shkollohen po zvogëlohen.
Në gjithë botën në zhvillim, njerëzit duan më shumë ose arsim më të mirë nga se qeveritë ofrojnë. Atje ku qytetet po rriten me shpejtësi të pakontrolluar, sektori privat i arsimit po merr zhvillim. Në Indi sektori privat tani edukon pothuajse gjysmën e të gjithë fëmijëve, në Pakistan më shumë se një të tretnë, dhe në të dy vendet sektori shtetëror po pakësohet. Edhe aty ku arsimi publik është mjaft i mirë, si në Azinë Lindore, njerëzit e pasur orintohen nga privatët ngase duan shkollim më të mirë për fëmijët e tyre. Kështu, Vietnami, që ka një sistem të shkëlqyer shtetëror për një vend të varfër, i matur me performancën në testin e OECD-së, gjithashtu ka sektorin privat me rritjen më të shpejtë.
Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse kudo në botë sektori i arsimit po bëhet gjithnjë e më i madhe, dhe më i mirë. Në vendet e pasura, kur mund të merren parasysh aftësitë e familjeve që të cojnë fëmijët në shkollat private, rezultatet e provimeve janë thuajse të njëjta me ato të sektorit shtetëror. Ndërsa në vendet në zhvillim shkollat private janë më të mira dhe shumë më efikase. Një studim i bërë në tetë shtete indiane zbuloi se, në aspektin e rezultateve të mësimit për cdo rupi, shkollat private sa u përket kostove ishin nga 1.5 herë (në Bihar) deri 29 herë (në Uttar Pradesh) më shumë efektive se sa sektori publik.
Por shkollat private gjithashtu shtojnë pabarazitë. Ata kanë tendencën për ti klasifikuar fëmijët sipas të ardhurave, duke i bërë që më të pasurit të shkojnë drejt shkollave më të mira dhe të rrisin shanset e tyre për jetën, në një kohë që më të varfrit duke shkuar në institucione më të dobëta dëmtojnë më tej perspektivën e tyre të jetës. Kjo është arsyeja pse shumë qeveri janë të shqetësuar nga rritja e arsimit privat. Arsyet të tjera kanë më pak ndikim si: kundërshimet e sindikatave të mësuesve, që shpesh kanë ndikim mbi qeveritë, si edhe vetë interesi i politikanëve të cilëve me rritjen e arsimit privat u bie fuqia e ndikimi. Pra, për arsye të mira dhe të këqija, qeveritë po ndrydhin arsimin private, duke ju kufizuar fitimet dhe duke vedosur rregulla që e bëjnë funksionimin e tyre më të vështirë.
Qeveritë kanë të drejtë të shqetësohen për efektet e edukimit privat në rritjen e pabarazisë, por ato gabojnë kur dekurajojnë rritjen e tij. Liria për të shpenzuar paratë e tua në përmirësimin e potencialit të fëmijës tënd është themelore. Nëse qeveritë zyrtarisht e pranojnë atë ose jo, njerëzit do të gjejnë mënyra për të marrë arsim privat, duke i cuar fëmijët në kurse jashtëshkollore ose duke ofruar pagesa pranë shkollave të mira shtetërore.
Qeveritë duhet të fokusohen në përmirësimin e sektorit publik duke kopjuar të mirat e sektorit privat. Liria nga pushtete tjera dhe menaxhimi i pavarur janë në rrënjë të performancës së mirë të arsimit privat dhe të efikasitetit të tij më të lartë. Qeveritë duhet, pra, të bëjnë çmos për të dobësuar kërkesat pa kuptim të sindikatave dhe tu japin drejtorëve të shkollave më shumë autonomi deri në përzgjedhjen e zëvendësimin e mësuesve të dobët.
Për të përhapur sa më gjerë përfitimin e arsimit privat, qeveritë duhet të punojnë bashkë më të, duke paguar kupona për arsim për fëmijët që duan të shkojnë në shkolla private, ose duke paguar shkolla private për të menaxhuar edukimin e fëmijëve me financim publik. Këto skema nuk kanë patur gjithmonë sukses, por në Kili, Pakistan dhe Holandë është e njohur për të gjithë se sistemet e mëdha, të dizajnuara dhe të menaxhuara siç duhet, kanë funksionuar mirë. Arsimimi në Kili, ku sistemi është i bazuar në kupona, bëhet më mirë se në çdo vend tjetër të Amerikës Latine, ku OECD mbledh të dhëna. Por bonot janë të kufizuara vetëm për shkollat jo-selektive, të cilat nuk i ngarkojnë nxënësit me pagesa shtesë; ndryshe qeveria e gjen veten duke subvencionuar për të rritur pabarazinë.
Bota po ballafaqohet me shumë probleme. Qeveritë duhet të ndalojnë të sjelluri sikur njëri nga këto probleme është edukimi privat. Do të ishte më mirë të angazhoheshin në gjetjen e zgjidhjeve.
Klasat e ndara
Si edukimi privat po lulëzon në tregje dhe forma të reja
E vendosur në një grumbull ndërtesash të vjetra në hijen e Ëestminster Abbey, Shkolla e Ëestminster, kur u themelua në vitin 1560 nga Mbretëresha Elizabeta, edukonte vetëm djemtë përfshirë mes tyre edhe 40 nxënës të varfër. Nga atëherë gjërat kanë evoluar – sot në 750 nxënësit e saj përfshihen edhe vajza, tarifat janë 39,252 paund në vit për konviktorët dhe 27,174 paund për nxënësit e tjerë, nxënësit e varfër janë më të pakët, – dhe kështu në më shumë se një gjysëm mijëvjeçari, këto mjedise historike janë zhvilluar brenda kufijve gjeografikë.
Gjërat po ndryshojnë. Me një ceremoni të vecantë më 9 prill u shënua nisja e ndërtimit të Ëestminster Chengdu, faza e parë në një sipërmarrje me një partner lokal, Hong Kong Melodious Education Technology Group. Shkolla do të hapet në shtator 2020 dhe do të ketë 2,500 nxënës të moshave nga 3 deri në 18 vjec. Do të pasohet nga pesë ndërtesa të një madhësie të ngjashme në qytete të tjera kineze gjatë periudhës së dhjetë viteve të ardhshme, në fund të së cilës, Ëestminster do të edukojë 20 herë më shumë fëmijë në Kinë, se sa në zemër të Londrës.
Një pjesë e të ardhurave nga “operacioni kinez” do të kthehen në Londër, duke bërë të mundur që Ëestminster në Britani, të rrisë mbështetjen e nxënësve me bursa nga rreth 5 për qind që është aktualisht në 20 për qind. “Kjo do të na krijojë një fluks të ardhurash duke na mundësuar të kthehemi tek rrënjët tona”, thotë Rodney Harris, nënkryetar i Bordit të shkollës së Londrës, i cili në shtator do të jetë në Chengdu, për të marrë drejtimin e punës atje. Duke zgjeruar modelin e saj në Kinë, shkolla shpreson të zbusë pabarazitë në të cilat është mbërritur në Britani. Arsimi si aktivitet nisjen e tij e pati nga organizatat fetare dhe sipërmarrësit e fushës, por duke nisur në Prusi që nga shekulli 18-të, qeveritë filluan të merrnin përsipër edukimin. Në vitet e fundit, shteti ka dominim në arsim, në gjithë botën e pasur, ndërsa sektori privat kufizohet në edukimin e elitave dhe atyre që tregohen më të devotshëm. Në botën në zhvillim, po ashtu, shtetet e reja që u krijuan nga perandoritë e shkatërruara, u prirën për të siguruar (dhe kontrolluar) arsimin, si për t’iu përgjigjur ambicjeve të njerëzve të tyre edhe për të formuar në mendjet e brezit të ardhshëm.
Por aktualisht sektori privat po ringjallet. Regjistrimi në shkollat private është rritur globalisht gjatë 15 viteve të fundit, nga 10-17 për qind në nivelin fillor në 19-27 për qind në nivelin e mesëm; rritjet nuk po ndodhin vetëm në botën e pasur, por edhe në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Njerëzit po hedhin para për shkollim, në nivelet e ulta dhe në arsimin e lartë. Katër janë faktorët që po e shtyjnë rritjen. Së pari, të ardhurat po rriten, sidomos për shtresat e mesme e sipër. Rënia e normave të lindjeve ka bërë që shuma e parave në dispozicion për secilin fëmijë të rritet edhe më shpejt se të ardhurat. Në Kinë politika e një fëmije, nënkupton që në shumicën e familjeve me gjashtë vetë (katër gjyshër dhe dy prindër) të jenë shumë më të gatshëm që të investojnë në edukimin e një fëmije të vetëm.
Së dyti, falë zhvillimeve dhe rritjes së intensitetit të kapitalit të prodhimit, mundësitë e punësimit për më pak të arsimuarit po zvogëlohen. Punët e mira në fabrika kërkojnë kualifikim. Kthimi nga arsimi është rritur, pavarësisht nga niveli i furnizimit me njerëz të arsimuar mirë. Në vendet në zhvillim, kthimet janë edhe më të larta se sa në botën e pasur, duke e bërë shumë të rëndësishme për të rinjtë që të shkojnë në shkollë.
Së treti, prodhimtaria arsimore siguron gjithashtu këtë të dhënë: sa më shumë fëmijë të arsimuar, aq më shumë mësues krijohen për të qenë në dispozicion të brezave pasardhës. Kjo është veçanërisht e vërtetë në ata vende ku mundësitë e punësimit për gratë janë të kufizuara: shumë gra të arsimuara përkthehen në një furnizim të gatshëm me mësues të lirë.
Së katërti, teknologjia po krijon kërkesë në rritje për aftësi të reja, të cilat më së shumti po kërkohen nga sektori privat. Po ashtu po hapen tregje të reja, pasi interneti u mundëson njerëzve të arsimohen në mënyra të ndryshme dhe në kohë të ndryshme të jetës së tyre
Vija ndarëse mes arsimit publik dhe privat shpesh është e paqartë – shumë vende kanë shkolla shtetërore që financohen pjesërisht nga privatët, e nga ana tjetër ka edhe shkolla private që financohen publikisht – kështu që madhësia dhe rritja e sektorit privat është e ndryshme nga një vend në tjetrin. Në përgjithësi, sa më i zhvilluar të jetë vendi, aq më i vogël është roli i sektorit privat. Në Haiti rreth 80 për qind e nxënësve të shkollave fillore ndjekin arsimin privat; në Gjermani, vetëm 5 për qind. Në Evropën kontinentale, cilësia e arsimit shtetëror është përgjithësisht e lartë, kështu që sektori privat luan një rol të vogël – edhe pse ka luhatje. Për shembull, në Holandë tre të katërtat e nxënësve shkojnë në shkolla private, shumica e të cilave financohen publikisht; në Suedi, vetëm 10 për qind e bëjnë këtë. Në Amerikë dhe në Britani cilësia e shkollave shtetërore është e ndryshueshme, gjë që shpjegon sektorë privatë të konsiderueshëm elitarë dhe një numër gjithnjë e më të madh të shkollave të financuara publikisht – me “karta” në Amerikë dhe “akademi” në Britani. Në sektorin terciar, arsimi i lartë, institucionet private kanë një rol të madh në Amerikë, në Britani, ky sektor financohet kryesisht privatët.
Në Amerikën Latine roli i madh i kishës katolike në shkollim, cilësia e ulët e ofrimit të këtij shërbimit nga shteti dhe rritja e shpejtë e kërkesës për arsimin e lartë kanë kontribuar në rritjen e rolit të sektorit privat. Në pjesën më të madhe të Azisë Jugore dhe Afrikës, varfëria, migrimi dhe rritja e popullsisë e bëjnë të vështirë për qeveritë të ofrojnë shkollim në shumë qytete, kështu që sektori privat është i madh dhe po rritet me shpejtësi. Elitat tashmë kanë lënë sistemet publike, dhe shumë njerëz të klasës së mesme madhe dhe më të varfër po ndjekin arsimin privat.
Ashtu si Evropa, edhe Azia Lindore ka mbështetje bujare dhe kryesisht të mirë shtetërore, por ndryshe nga Evropa aty gjithashtu ka një sektor privat në rritje të shpejtë. Vietnami ka sistemin më të mirë të shkollave shtetërore të një vendi me të ardhura të ulëta, por njëkohësisht edhe sektorin privat më rritjen më të shpejtë në botë. Kapitalizimi i tregut të kompanive të arsimit kinez, më i madhi se i çdo vendi tjetër, sugjeron që investitorët e shohin arsimin privat si një mundësi të artë.
Ndonëse shteti kinez e shtrëngon rolin e sektorit privat për moshat 6 deri në 16 vjec, privatët kanë gjetur vend për rritje. Përvec fëmijëve që shkojnë në çerdhe private apo universite privat, kurset dhe kampet verore të matematikës dhe lëndëve të tjera, një rutinë standarde për fëmijët e profesionistëve kinezë, kanë bërë që nxënësit të shpenzojë gjithnjë e më shumë kohë në sektorin privat të edukimit.
E gjitha kjo po e bën arsimin privat tërheqës për investitorët, thotë Ashëin Assomull i L.E.K. Consulting. Kërkesa po rritet shpejt. Teknologjia po krijon tregje të reja. Shkollimi është i fragmentuar, por ka edhe rrjete të mëdhenj privatë që po zhvillohen, të tillë si Gems Education, një kompani me bazë në Dubai me 47 shkolla kryesisht në Lindjen e Mesme; Cognita, një kompani britanike me 73 shkolla në tetë vende; dhe Beaconhouse School Systems, një kompani pakistaneze me 200 shkolla në shtatë vende.
Kjo ka patur si efekt rënien e ndjeshmërisë politike për sektorin. Investimet private në arsim i kanë ulur preferencën për qeveritë, sepse arsimi privat është më i pëlqyer në shoqëri. Qeveritë, si prindërit, duan që fëmijët të mësojnë të gjithë, dhe të minimizojnë pabarazitë, ndërsa prindërit thjesht duan të sigurojnë atë që është më e mira për fëmijët e tyre.
Objektivat e publikut dhe privatit në mënyrë të pashmangshme bien në konflikt, kështu që qeveritë rregullojnë dhe kufizojnë sektorin privat, kontrollojnë atë që mësohet, ndalojnë fitimet e larta, ndalojnë përjashtimet, ulin taksat dhe kështu në përgjithësi e bëjnë biznesin jo shumë të tërhequr ndaj investitimeve. Megjithatë nga ana tjetër qeveritë kanë nevojë për privatët, kështu që ata punojnë bashkë me të, duke kanalizuar aftësitë, nxitësit dhe kapitalin që derdhet bashkë me paratë e taksapaguesve në të.
Ky raport special shqyrton gjithcka që sektori privat e siguron dhe që shteti nuk mund ta bëjë, dhe analizon kostot dhe përfitimet e kësaj rritje. Po ashtu jep një përgjigje pyetjes se si sektori privat dhe shteti mund të punojnë së bashku për të ndikuar më së miri në edukim.
Largësia s’është problem
Punonjësit e VIP-Kid po ulin deficitin tregtar të Amerikës me Kinën
Amanda Spikes, 27 vjeçe, ulur në dhomën e saj të vogël në Bruklin, Nju Jork, po flet përmes kufjeve të saj me tetëvjeçarin Joey në provincën Hebei të Kinës veriore. Në mur pas saj janë vendosur postera ku lexohet “Ekipi Amanda” dhe “VIP-Kid”, kompania për të cilën ajo punon. Në ekran është imazhi i saj, i Joey dhe disa materiale mësimore.
“Gëzuar Vitin e Ri, Joey!” thotë zonja Spikes, duke folur shumë qartë. Pastaj ajo këndon një këngë të vogël: “Më pëlqen ushqimi, më pëlqejnë frutat, frutat më shijojnë në mëngjes”, dhe dërgon një puthje kur Joey e përsërit atë. Ky mësim po shkon më mirë se ai i kaluari, kur Joey shkaktoi ndërprerje duke lëvizur ekranin e iPad.
VIP-Kid është më e madhja në një numër kompanishë që përdorin teknologjinë për të ofruar mësues nga Perëndimi për fëmijët aziatikë që duan të mësojnë gjuhën angleze. Stephenie Lee, një drejtuese e kompanisë, e përshkruan atë si “Uber të arsimit” … Ne ofrojmë limuzinën me shoferë të trajnuar.” 60.000 mësuesit e kësaj kompanie janë kryesisht njerëz me përvojë në klasat reale por që preferojnë jetën e pavarur. Amanda ka 10-12 klientë të rregullt dhe jep pesë ose gjashtë orë 25-minutëshe në ditë, për të cilën paguhet 10.50 dollarë për një seancë.
Që kur u themelua në vitin 2013, VIP-Kid ka gjetur gjysmë milioni klientë. Mësuesit e saj japin 180,000 seanca mësimore në ditë. Me 140 yuan (21 dollarë) për seancë, të ardhurat shkojnë mbi 1 miliardë dollarë, me të cilat mbulohen, përveç pagave të mësuesve, kostot e platformës dhe gjetjet e klientëve, edhe pse zonja Lee thotë se ata fitojnë më shumë prej klientëve të tyre përmes bashkëbisedimit. VIP-Kid siguron programin mësimor dhe materialet në ndihmë të mësuesve që ata “të bëjnë më të mirën nga ai drejtkëndëshi i vogël”, shpjegon ajo. Kjo përfshin edhe kostumet digjitale në të cilat mësuesit vishen për të zbavitur nxënësit e tyre.
Mësimi online mund të jetë më i mirë nga se njerëzit presin nga klasat tradicionale. Nëntëvjeçari Zhang Yutong në Tianjin nuk po përparonte mirë në klasën e saj në shkollë; Tani, thotë nëna e saj, “Ndjej se ajo është me të vërtetë e lumtur kur flet me mësuesit e VIP-Kid. Ajo është mjaft e gatshme të shprehë veten”. Mësuesja e Yutongit, Jessica, i kërkon asaj të propozojë një alternativë tjetër në përfundim të tregimit të maces Mis Snoëball. “Macja mund të vdesë”, thotë Yutong me gëzim, duke bërë që të qeshin të dy.
Zonja Spikes thotë se ka një lidhje më të mirë me nxënësit e saj në internet se sa kur jepte mësim një klasë të vërtetë në Korenë e Jugut: “Ndihem me të vërtetë më e investuar në këta fëmijë të vegjël.” Por ajo pranon se prindërit përballen me sfida të mëdha, për ti bërë fëmijët që të ulen për mësim.
Për të, fleksibiliteti që ofron puna është vendimtar. “Dua të udhëtoj. E kam bërë këtë nga Korea, Meksika, Spanja, Kanadaja. Nuk mund ti bëja këto udhëtime po të mos kisha punë.” Ajo thotë se kompania gjithashtu po tërheq njerëzit me aftësi të kufizuara ose në pension, të cilët nuk do të ishin në gjendje apo të gatshëm të shkonin në një klasë, por që, falë teknologjisë, i janë bashkuar një klase të re eksportuesish amerikanë në Kinë.
MBUSHJA E BOSHLLËKUT
Ju kërkoni, ne shërbejmë
Sektori privat hyn aty ku shteti nuk mundet
Qentë dhe lopët laramane që janë kudo anë rrugës me grumbuj mbeturinash, sikur urojnë mirëseardhjen e vizitorëve në Sangam Vihar, një “zonë informale” që shtrihet në jug të Delhi. Ajo u ngrit pa lejen e autoriteteve të planifikimit urban dhe tani strehon 1.5 milion njerëz. Qeveria ofron aty shumë pak shërbime dhe rrugë. Uji vjen me kamionë në pronësi të bandave, anëtarët e të cilëve shpesh vrasin njëri-tjetrin. Arsimi ofrohet nga katër shkolla publike dhe rreth 100 privatë, sic thotë Sushil Dhankar, i cili drejton shkollën Hari Vidya Bhaëan.
Në ndërtesën moderne të z. Dhankar në një rrugë kryesore, nxënësit me uniforma kremi të pastra i mirëpresin vizitorët me lule në duar. Shkolla është krijuar nga babai i Z. Dhankar, i cili i kërkoi të birit të kthehej nga puna si kontabilist në Australi për ta ndihmuar. Motra e Z. Dhankar jep mësim në shkollën fillore, gruaja e tij në të mesmen. Është një ndërmarrje në lulëzim, me 2.000 nxënës nga 4 në 18 vjeç, që kanë arritur rezultat mesatar në provimin e Qendrës së Arsimit të Mesëm, me 86 për qinmd ata janë pak më shumë se mesatarja kombëtare. Tarifat variojnë nga 850 rupi (12 dollarë) në muaj për të vegjlit deri në 1800 rupi për më të mëdhenjtë. Sipas standardeve indiane, ky nuk është një cmim i lirë. Por prindërit vendas, kryesisht punëtorë ose shoferë që fitojnë rreth 500 rupje në ditë, janë të gatshëm të bëjnë sakrifica, thotë Z. Dhankar: “Sepse nuk duan që fëmijët e tyre të bëjnë atë që po bëjnë ata”.
Në pjesën më të madhe të botës, shteti garanton arsimin fillor dhe të mesëm për shumicën e popullsisë. Por në disa vende, që përballen vazhdimisht me rritjen e popullsisë dhe lëvizjen e saj brenda vendit, dhe që kanë tendencën të jenë vendet më të varfra, qeveritë janë gjithnjë e më të paafta për të bërë këtë.
Shumica e shkollave private që kanë kosto të ulët mezi mbahen. Por ka edhe rrjete që po ia dalin, disa prej të cilave janë për bamirësi, siç janë Bridge International Academies, investitorët e të cilëve përfshijnë edhe Bill Gates të Microsoft dhe Mark Zuckerberg të Facebook. Ato kanë dhënë rezultate të mira, por janë të diskutueshme, sepse ideja që të huajt të fitojnë nëpërmjet ofrimit të arsimimit për njerëzit e varfër është politikisht e ndjeshme. Modeli jofitimprurës është më i pranueshëm. Bangladeshi dhe Pakistani, të dyja shtete të dobët me nevoja të mëdha për arsim, kanë prodhuar dy operatorë mbresëlënëse jofitimprurëse, Brac (që edukon 1 milion fëmijë) dhe Fondacioni Qytetar me 220,000 nxënës. Disa rrjete jo-fitimprurës të drejtuar nga Perëndimi, si Peas, kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në Afrikë.
Pika e fillimit
Sektori privat gjithashtu është duke mbushur boshllëqet në sigurimin e edukimit të fëmijëve që në moshat më të hershme. Regjistrimi në arsimin parashkollor po ndryshon shumë, madje edhe në vendet e pasura. Shumica e vendeve kërkojnë arsimim formal vetëm nga mosha pesë apo gjashtë vjec e sipër, por gjërat po ndryshojnë, pasi vitet e fëmijërisë së hershme shihen gjithnjë e më shumë si periudha më e rëndësishme në zhvillimin e trurit njerëzor. Në vendet e OECD-së, regjistrimi në sistemin parashkollor e fëmijëve trevjecarë u rrit nga 18 për qind në 33 për qind në mes të viteve 2005 dhe 2016, dhe për fëmijët nga tre deri në pesë vjeç rritja ishte nga 76 për qind në 86 për qind. Vitin e kaluar Franca njoftoi se do ta bëjë regjistrimin e fëmijëve tre vjecarë të detyrueshëm. Por qeveritë nuk janë të prirura për të marrë përsipër barrë financiare shtesë, kështu që në shumicën e vendeve kërkesa shtesë po përmbushet kryesisht nga sektori privat.
Të pasurit po shpenzojnë gjithnjë e shumë për të arsimuar që në kohët më të hershme fëmijët e tyre, siç tregohet nga “Fshati i të mësuarit të hershëm” i ndërtuar nga Cognita në Singapor, i cili ka në përkujdesje 2,100 fëmijë të moshës nga 18 muaj deri në 6 vjec. Ndërtesa përfshin 114 hapësira me dalje të të jashtme, një për secilën klasë dhe nëntë vende argëtimi të pajisura me anije pirate, muzikë dhe lodra të tjera. Klasat janë të ndara në grupe prej nga katër fëmijë, me një hapësirë qendrore për të krijuar një ndjenjë të komunitetit. “Ndërtesa zhvillohet me fëmijët,” thotë Adam Paterson, një nga dy drejtuesit e qendrës. “Ata lëvizin nëpër të ndërsa rriten.” Tarifat variojnë nga 8,400 deri në 18 500 dollarë në vit.
Por megjithë kërkesën e fortë, biznesi i arsimimit që në vitet e hershme nuk është thjesht një mundësi e mirë për kompanitë. Disa, të tillave si G8 në Australi, u duhet të mbijetojnë në një treg të ngopur. Barrierat për të hyrë në këtë biznes janë të ulëta, dhe kompanitë duhet të jenë shumë të kujdesshme kur bëhet fjalë për pasurinë më të vlefshme të njeriut, femijën; çmimi i aksioneve i RYB, një operator i madh kinez, ra menjëherë pasi u zbulua se stafet në çerdhe i ndëshkonin e dhunonin fëmijët, si dhe ju jepnin pilula për t’i vënë në gjumë.
Kërkesa për arsim i tejkalon mundësitë e sektorit publik jo vetëm për vitet e hershme, por edhe për moshën e shkollës fillore. Shteti e ofron shkollimin pesë ditë në javë, por shumë prindër nuk e quajnë atë të mjaftueshëm, prandaj sektori privat e plotëson shkollimin në orët e pasdites dhe në fundjavë. Një studim nga IPSOS bërë për Sutton Trust tregoi se numri i fëmijëve britanikë që merrnin mësime private është rritur nga 18 për qind në 2005 në 30 për qind në vitin 2017. Dhe fëmijët britanikë kanë një ngarkesë relativisht më të lehtë, me një mesatare prej dhjetë orë mësimi shtesë një javë, krahasuar me 12 orë në Kinë, 15 orë në Korenë e Jugut dhe 16 orë në Bullgari.
Nuk janë vetëm elitat që paguajnë për shkollim. Sondazhi IPSOS tregoi se edhe pse prindërit më të pasur kanë më shumë gjasa për të përdorur arsimin privat, krahasuar me të varfërit, prindërit nga pakicat etnike, ata me ngjyrë dhe aziatikët, e përdorin arsimin privat në disa raste më shumë se sa prindërit e bardhë. Shehda Asif, një shërbëtore, ka tre fëmijë në Shkollën Publike Mbretërore, një ndërtesë e vogël në periferi të Lahore. Ajo shpenzon 1.700 rupi (12 dollarë) në muaj për tarifat e shkollimit dhe 1.000 rupije për kurset private pas shkollës. Pothuajse të gjitha të ardhurat e saj shkojnë për arsimin e fëmijëve; për pjesën tjetër të shpenzimeve familja mbështetet tek të ardhurat e burrit të saj, një punëtor.
Në shumicën e botës, arsimi privat është një biznes i shkallës së vogël, por shumë i përhapur për shkak se gjithnjë e më shumë njerëz po shpenzojnë që të edukohen. Në shkollën Heaven Kids në Toënship, një zonë e varfër në Lahore, shumica e të rinjve përvecse mësues janë edhe vetë studentë. Mbikëqyrja e një fëmije për një lëndë në provimin e maturës në Pakistan, për një orë në ditë dhe gjashtë ditë në javë kushton deri në 10,000 rupi në muaj; për Diplomën Ndërkombëtare, dy herë më shumë. Mësuesit tutorë kanë tendencën që të shikojnë shtëpinë e prindërve para se të përcaktojnë një çmim. “Ka shumë konkurrencë mes prindërve”, thotë Mohammed Ashfaq, i cili po studion edhe vetë për një diplomë master.
Por në këtë treg janë të përfshira njëkohësisht edhe mjaft kompani të mëdha. Dy nga kompanitë më të mëdha të arsimit në botë, Neë Oriental dhe TAL Education, janë operatorë kinezë në fushën e shkollimit dhe përgatitjes për provime. Teknologjia ka mundësuar zgjerimin e këtij biznesi, për shembull duke u lejuar fëmijëve të vegjël nga tregjet në zhvillim që të mësohen nga të rinjtë e botës së pasur. Kompania më e madhe botërore e teknologjisë së edukimit në Indi, Byju’s, shet aplikacione të testeve të parapregatitura, me cimim për cdo abonim deri në 37,000 rupije në muaj; dhe ka të regjistruar 2.2 milion abonentë me pagesë, të cilët kalojnë mesatarisht 64 minuta çdo ditë në aplikacion. Është shumë më lirë se sa shërbimi i një mësuesi amerikan në internet.
Sektori privat prej kohësh ka luajtur një rol të rëndësishëm në tregun e arsimit të lartë, ndoshta sepse përfitimet e një diplome më shumë se sa shoqërisë në tërësi, i shërbejnë vetë individit. Në vendet e pasura, politika gjithashtu e ka nxitur këtë tendencë. Rradhët më të shumta për sistemin e arsimit të lartë në Amerikë, janë në institucionet private jofitimprurëse, të cilat financohen nga pagesat e përdoruesve dhe kreditë studentore, pastaj vjen sistemi i institucioneve publike, dhe në fund renditet sektori privat fitimprurës. (Kjo pjesë e tregut aktualisht është e vetmja pjesë e arsimit privat në botë që po zvogëlohet. Rezultatet e dobëta në kolegjet fitimprurëse nxitën administratën Obama që të kufizojë dhënien e kredive qeveritare për studentët). Britania dhe Australia gjithashtu e kanë në rritje pjesën e arsimit me sistemin e pagesave të përdoruesve. Në vendet në zhvillim tendenca drejt arsimit të lartë privat është edhe më e theksuar. Në Amerikën Latine, sidomos, qeveritë e kanë lënë sektorin e arsimit të lartë kryesisht tek kompanitë private: tre të katërtat e studentëve brazilianë, për shembull, ndjekin universitetet private.
Ndryshimet e teknologjisë po nxisin biznesin e arsimimit edhe përtej atij të lartë, sepse gjithnjë po gjenerohen kërkesa për aftësi të reja. Është krijuar një biznes i gjerë, në të cilin të diplomuarit e rinj ose edhe më të rriturit që kanë një vend pune, ndjekin kurse të shkurtra, për të shtuar njohuritë dhe shkallën e trajnimit të tyre për aspekte të ndryshme të teknologjisë. “Kurrë nuk kam parë njerëz që punojnë aq shumë”, thotë Natasha Jahchan, një ish inxhiniere strukturore e cila kreu një kurs dhjetëjavor në General Assembly, një kompani e njohur në këtë fushë, dhe që i kushtoi 15,000 dollarë. Ajo la një punë që e kishte mërzitur dhe filloi një tjetër ku është edhe më e paguar: “Shpenzova kursimet e mia, por ata mu kthyen në vetëm tre muaj”. Që nga themelimi i saj në vitin 2011, GA (General Assembly) ka trajnuar më shumë se 50,000 njerëz dhe të ardhurat e saj janë rritur me 30 për qind në vit. Vitin e kaluar ajo u ble nga Adecco, një kompani e rekrutimi punonjësish, për 412 milion dollarë.
Teknologjia gjithashtu ka shtuar numrin e atyre të rriturve që duan të arsimohen, pasi nuk është më e nevojshme që studentët të ulen në një klasë. Arsimi online ka nisur në sektorin privat fitimprurës, por tashmë ka hyrë edhe në sektorin jofitimprurës dhe atë publik. Ann Cleland, që kishte punuar si llogaritar në programin e rimëkëmbjes së katastrofave pas Uraganit në Porto Riko, ndoqi programin analitik të biznesit, në Shkollën e Biznesit të Harvardit, një kurs online nëntë mujor i cili ofron mësime për strategjitë kohore, përdorimin e të dhënave të mëdha, teknologjitë e informacionit etj. Cmimi prej 50,000 dollarë vertët nuk është i lirë, por zonja Cleland tha se ja vlente çdo cent i harrxhuar. “Pasi përfundove kursin u thashë profesorëve se ata kanë ndryshuar jetën time.”
Rreth një e treta e arsimit të lartë dhe diplomimeve tani merret në internet, thotë Richard Garrett nga Eduventures, një kompani konsulence. Në këtë pjesë të tregut, sektorët privatë dhe publikë janë duke u bashkuar: universitetet publike si Universiteti Shtetëror i Arizonës dhe ata private jofitimprurëse si Universiteti i Southern Neë Hampshire ofrojnë kurse online të dizajnuara, dhe shitura nga firma të tilla si Pearson dhe 2U të cilat zakonisht marrin rreth dy të tretat e të ardhurave.
Sektori privat jo vetëm që po ofron shërbim aty ku sektori publik nuk është aktiv, ai gjithashtu po ofron lloje të ndryshme në gjithë fushat e edukimit.
Një tjetër pamje
Edukimi fetar është kryesisht privat
Pas fitores në betejën e Bedrit në vitin 624, Profeti Muhamed liroi të burgosurit, me kushtin që tu mësonin të tjerëve që të lexonin. Kjo, thotë Muhammed Asghar Saqib, drejtor i medresesë Jamia Ghousia Rizvia që është bashkangjitur xhamisë së tregut kryesor në Lahore, është treguesi i respektit të Islamit për arsimimin. Por, vazhdon ai, “ekziston një ide e gabuar në shoqërinë tonë për qëllimin e arsimit. Arsimi nuk është thjeshtë për t’u bërë i pasur. Arsimi duhet të shërbejë për t’u bërë një person më i mirë.”
Në disa vende, si Amerika, feja është e ndarë nga shkolla. Por dëshira në rritje për edukim fetar është bërë nxitëse e rritjes së sektorit privat: në Amerikë, regjistrimi në shkollat fetare e fëmijëve nga 4 deri në 14-vjeça është rrituar nga 4 milion në vitin 2011-12 në 4.4 milion në vitin 2015-16. Madje edhe në ata vende shkollat shtetërore mësojnë edhe fenë, si në Pakistan, prindërit shpesh duan më tepër se ajo që ofron sektori shtetëror.
Më shumë se 2 milion fëmijë të Pakistanit ndjekin medresetë, gjë që i shqetëson disa nga bashkatdhetarët e tyre për disa arsye. Ekzistojnë shqetësime se këto shkolla shërbejnë si baza që ushqejnë terrorizëm. Disa thonë se ata financohen nga fondamentalistë nga Gjiri Persik, por Z. Saqib thotë se shkolla e tij, e cila është falas për nxënësit, paguhet nga qiratë e 40 dyqaneve fqinje që janë pronë e xhamisë. Ka edhe dyshime për vlerën arsimore të orëve të shpenzuara, duke mësuar përmendësh Kuranin. Z. Saqib është i kujdesshëm të theksojë se ai beson si në vlerat e edukimit fetar, që 300 djemtë e kësaj shkolle marrin në mëngjes ashtu edhe në arsimimin “bashkëkohor”, që e marrin në pasdite.
Përvec disa kompjuterëve të pluhurosur në dhomë, ka pak dëshmi të bashkëkohësisë. Klasat nuk kanë tavolina ose karrige, vetëm vendqëndrime disa centimetra të larta, ku djemtë e mbledhur vendosin librat e tyre. Konviktet nuk kanë shtretër, vetëm rrotullat e dyshekëve të vendosura pranë. Në kuzhinë një pirg me dru zjarri është gati për gatimin e darkës. “Kemi probleme me gazin”, thotë zoti Saqib.
Por ka ngushëllim shpirtëror, pavarësisht kushteve fizike. Pesëmbëdhjetë vjeçari Ghulam Hassan nga Layyah, një rajon i shkretë i Punjabit perëndimor, ku të gjesh një vend pune është gati e pamundur, po mëson të jetë një recitues i Kuranit. Ndërimin për ta bërë këtë për vizitorin, ai realizon me vargje nga Surja Jusuf, e cila tregon historinë e Jozefit dhe vëllezërve të tij. Është më shumë një këngë se sa një recitim, dhe jashtëzakonisht e bukur
LARMIA
Gjithcka për arsimin
Edhe në Kinë, arsimi publik nuk u përshtatet të gjithëve
E themeluar nga një pasardhës i gjeneratës së 76-të të të urtëve, Shkolla Ndërkombëtare e Konfucit në Anren, në periferi të Chengdu, bën bashkë traditën kineze me atë perëndimore. “Ne ofrojmë një arsim relativisht liberal këtu,” thotë Jill Coëie, drejtori skocez i shkollës. Në seksionin e artit, një klasë diskuton një gravurë të Dürerit ndërsa klasa tjetër vizaton veshje për superheronjtë. Djemtë të veshur me xhaketë me bisht dhe vajzat me fustanë të disenjuar me fazanë e lepujt e bardhë, krijojnë një atmosferë ala Harry Potteresque, shumë e çuditëshme për faktin se shkolla është në pronësi të një kompanie që financohet nga një ndërmarrje shtetërore.
Në mbarë botën, shkollat qeveritare tentojnë të standardizohen, për një sërë arsyesh. Uniformiteti është më i dukshëm se individualiteti; qeveritë duan të krijojnë një kuptim të njëjtë për qytetarinë; barazi dhe mundësi të njëjta për të mësuar për të gjithë. Por shumë prindër duan diçka ndryshe për fëmijët e tyre. Në Kinë, po ashtu, tri lloje të ndryshme të edukimit privat po lulëzojnë edhe për arsye të tjera.
Shumica e shkollave private që tani edukojnë 10 për qind të 6 deri 18 vjeçarëve kinezë janë ata që njohen si gaokao, të cilat japin mësime që nxënësit të kalojnë me sukses provimin përfundimtar të shkollës së mesme. Por 10 për qind e këtyre institucioneve private janë shkolla dygjuhësore të cilat i përgatisin studentët edhe për një arsim universitar jashtë vendit. Sipas të dhënave nga EY-Parthenon, një kompani konsulence, kjo është pjesa me rritjen më të shpejtë në treg.
Ndjekja e arsimit universitar të huaj gjithnjë e më shumë po bëhet një standard për elitën kineze. Më shumë se 600,000 të rinj kinezë po studiojnë aktualisht jashtë vendit. Është një investim i madh – prindërit paguajnë deri në 250,000 dollarë për një diplomë në një universitet të mirë amerikan – duke siguruar perspektivë shumë të mirë ekonomike dhe prestigj social. “Është një mundësi për të shpenzuar parave e fituara”, thotë Xueqin, një konsulent arsimor. “Gjithkush këtu e di se shumë pasuri bëhen duke vjedhur dhe me korrupsion. Duke i shpenzuar kështu jo vetëm legjitimojnë pasurinë por edhe tregojnë se sa të zgjuar e kanë familjen. Diplomimi në Oksford apo Yale -është një operacion pastrimi me reputacion.”
Dashuria për të mësuar
Por shkollat dygjuhëshe ofrojnë gjithashtu edhe një rrugë shpëtimi nga ashpërsia dhe mërzitja e sistemit publik kinez. Emily Yu, një prind në YO Pao, shkolla më prestigjoze dygjuhëshe e Shangait, e përshkruan veten dhe burrin e saj si “të mbijetuar të sistemit arsimor publik kinez. Ishte një proces mjaft i dhimbshëm”. Li Tong, drejtor i një shkolle shtetërore në Chengdu, e hoqi djalin e saj nga arsimi publik dhe e coi në atë privat. “Ishte e vështirë për të në sistemin publik kinez sepse ai ka personalitetin e tij me pëlqime të tjera dhe mosmiratime të forta”.
Stili perëndimor i arsimit mund të ofrojë përfitime të gjera. Shelley Chen, drejtori i shkollës dygjuhëshe Vanke, në Shangai, ku fotografitë e Abraham Lincolnit e Martin Luther King dekorojnë muret, shpjegon se shumë nga prindërit – shumica drejtues në firma shumëkombëshe – mendojnë se “ata nuk janë përgatitur mirë në shkollimin e tyre. Kur krahasohen me kolegë nga pjesë të tjera të botës, madje edhe nga India, ata mendojnë se nuk janë aq të mirë në mendimin kritik “. Shkolla Vanke, thotë Chen, është e fokusuar në 5 cilësi: “Kujdesi, komunikimi, besimi, përzemërsia dhe … më lejoni të kontrolloj [ajo shikon në kompjuter] … dhe kreativiteti”.
Si shumë shkolla private të Kinës, Vanke është kryesisht një biznes me pronar të huaj. Shkollat e elitës kanë zgjuar interesin e kompanive të mëdha nga vendet e pasura, dhe kjo shpjegohet edhe nga fakti që bashkë me partnerët vendorë në treg po hyjnë gjithnjë e më shumë marka të njohura britanike të arsimit privat. Ëang Shu, themelues dhe president i Cogdel, një kompani konsulence në Chengdu, vlerëson se investitorët tashmë duhet të shikojnë për të shkuar në qytete të nivelit të tretë, sepse qytetet e niveleve të para e të dyta janë “të ngopura”: vetëm Chengdu ka 37 shkolla dygjuhëshe. Ndërkohë edhe Ëestminster po vjen.
Njihuni me krijuesit e rinj
Në një tavolinë në Baiyun Technician College në Guangdong janë vënë modelet e printuara në 3D të Mao Zedong, Sun Yat-Sen dhe Vladimir Putin, dhe në mur pas shpatullave të tyre varen pamje me karaktere vizatimorë. Së pari këtu në kampus, studentët mësojnë për të ndërtuar dhe drejtuar dronë, për t’u bërë barista, për të stiluar veshje e shumë gjëra të tjera. Kjo ilustron një karakteristikë të të dytë të arsimit që po lulëzon në sektorin privat të Kinës: shumëllojshmëria.
Arsimi i lartë publik që sigurohet nga shteti, është i traditës konfuciane, më shumë akademik sesa praktik. Ai nuk u jep shumë të rinjve që kanë më tepër interesa profesionale. Kjo është hapësira që ka gjetur China Education, pronari i Baiyun Technician College, që ofron arsimim profesional. China Education e fokuson investimin e vet në tregje ku kërkesa është e fortë.
Provinca Guangdong, është edhe shtëpia e Kolegjit Teknik Baiyun, një tjetër institucion motër. Universiteti Baiyun me 27,000 studentë, i përshtat tarifat e tij. Ndonëse Guangdong është një rajon i pasur, vetëm 42 për qind e atyre që mbarojnë arsimin e mesëm vijojnë atë të lartë, krahasuar me 48 për qind që është ky tregues në mbarë vendin. Kina po zhvillon autostratda me shpejtësi të lartë, rrjete hekurudhore dhe metrotë e saj, dhe ky është një tjetër fokus për kompaninë arsimore: këtu zotërojnë Xian Railëay College dhe Zhengzhou City Rail Transit School.
Liu Jianfeng, sekretari i përgjithshëm i partisë në Universitetin Baiyun, i cili ka një rol udhëheqës ideologjik, ka edhe një pamje të fortë jo-ideologjike për punën e institucionit. “Universitetet publike janë më të përqendruara në ndjekjen e planeve të qeverisë dhe ideologjisë,” thotë ai. “Ne po trajtojmë burimet njerëzore për të përmbushur kërkesat nga tregu.” Për ta bërë të qartë pamjen, në muret e jashtme të Baiyun Technician College janë pikturuar logot e shumë se 3,000 partnerëve korporative që kolegji ushqen me 13,000 studentët e vet, duke përfshirë Bosch, Nestle, Nissan, Grand Hyatt dhe Hilton. Për të marrë një vend pune në Nissan, studentët mësojnë për tre vjet; dhe katër ose pesë muajt e fundit trajnohen nga punonjësit e Nissan.
Studentët e Baiyun University, të cilët diplomohen në profesione si inxhinieri dhe financierë, paguajnë 19-28 mijë juanë në vit, krahasuar me 4,500-8,000 juanë që është pagesa në një universitet publik. Por 91 për qind e studentëve kur mbyllin studimet në Baiyun University e kanë siguruar një vend pune, krahasuar me 85 për qind që është treguesi i arsimit të lartë kinez.
Poema e peonie
Një cilësi e tretë e larmisë së arsimit privat kinez është e prekshme në korridoret e ndërtesës 300-vjeçare Qinhan Hutong, një qendër edukimi në qytetin e vjetër të Shangait, e rrethuar prej një oborri ku rrëketë e ujit rrjedhin nëpër gurë. Në një dhomë një grup parashkollorësh këndojnë një poemë tradicionale për një shërbyes civil që shkon në një udhëtim të gjatë; një student tjetër luan në kitarë. Një zog mynah qëndron pranë një mësuesi të artit, i cili po i jep dorën e fundit një pikture peonie të stilit klasik.
“Njerëzit mendojnë se kinezëve u mungon qytetaria. Kjo për shkak se kemi humbur kulturën tonë këto 60 vjet. Po për 1000 vjet, kjo kulturë mbizotëronte Azinë Lindore”, thotë Ëang Shuangqiang, thotë drejtuesi dhe themeluesi i Qinhan Hutong. “Ne nuk besojmë në Perëndinë. Ne besojmë në fjalët tona, në kaligrafinë tonë, në poezinë tonë, në reliket tona të lashta”. Tre vjet më parë Z. Ëang kishte 35 qendra të tilla; tani ai ka 70, me 70,000 studentë, të cilët paguajnë mesatarisht 17,000 juanë në vit. Rilindja e interesit për traditën, thotë ai, “vjen nga zemrat e njerëzve, por vjen edhe nga Kryetari Xi. Ai gjithmonë citon thënie të lashta kineze.”
Qëndrimet e ndryshme të qeverisë ndaj këtyre tre varieteteve të arsimit zbulojnë shqetësimet dhe prioritetet e saj. Ajo lejoi krijimin e arsimit dygjuhësh në Kinë, në mënyrë që të dekurajonte prindërit nga dërgimi i fëmijëve në shkollat dhe konviktet në Amerikë e Britani, një fenomen shumnë i përhapur në vitet e fundit. Por me xhelozi ruan kontrollin e saj mbi arsimin, kështu që lejon një rrjet të ngushtë të këtyre shkollave. Ata duhet të përdorin tekstet shkollore të mandatuara për të gjitha shkollat e tjera, të cilat futin “vlerat thelbësore socialiste”, dhe detyrohen të ndjekin rregulla strikte për sasinë e kohës që duhet t’i kushtohet secilës lëndë. Ata duhet të ngrenë organizatata e Pionierëve të Rinj, krahu i Partisë Komuniste.
Qeveria është gjithashtu e shqetësuar për rritjen e ndarjes arsimore midis të pasurve, që paguajnë shkollat private, shkollimin dygjuhësh dhe diplomimin në vende të tjera për fëmijët e tyre, dhe pjesës tjerër të qyetarëve, kështu që ka vendosur të investojë në këtë sektor. Fitimi nga shkollat “bazë” për 6 deri në 16 vjeç është i ndaluar. Kompanitë, kuptohet që janë të shqetësuara për mbikëqyrjen që shteti bën në këtë sektor. “Vanke synon t’i bëjë të lumtur fëmijët, prindërit dhe qeverinë”, thotë Cynthia Xu, sekretarja e partisë dhe zëvendësdrejtore e Vanke Shanghai. “Është shumë e vështirë të mbijetosh në kushtet e mjedisit rregullator kinez: do të duhet të shikohet se çfarë ndodh me shkollat britanike që po e dorëzojnë me dëshirë emrin dhe reputacionin e tyre tek entitetet që kanë ekspertizë arsimore dhe ekipe të specializuara menaxhimi”, thotë Fraser Ëhite, shefi ekzekutiv i Dulëich College International.
Arsimi profesional, megjithatë për dallim, përballet me më pak kufizime. Qeveria pranon se nuk mund ta plotësojë kërkesën, kështu që mbështet kolegjet private, duke miratuar lehtësira deri në mundësimin e caktimit të tarifave më të larta. “Për shkak se arsimi profesional ndihmon në zgjidhjen e problemeve sociale, ai ka marrë gjithmonë e më shumë mbështetje nga qeveria dhe ne mendojmë se kjo do të vazhdojë,” thotë Xie Shaohua, drejtor ekzekutiv i China Education. Ndërkohë Ëang po materializon nxitjen e shokut Xi për një ringjallje kulturore, kështu që ai nuk has në asnjë pengesë. Në fakt ai merr edhe një subvencion prej 1 milion juanë në vit nga Bashkia e Shangait. Ky shembull tregon se shteti kinez po e përdor edhe sektorin privat për të përmbushur qëllimet e veta arsimore. Shumë qeveri të tjera mund të bëjnë kështu.
PARTNERITETI PUBLIK-PRIVAT
Më e mira nga të dyja
Si Kili po kombinon konkurrencën e privatit me financimin publik
Një nga programet më efektive dhe më fuqishme i ndërmarrë ndonjëherë në fushën e mendjes u fillua në vitin 1955 nga qeveria amerikane. Gjatë 18 vitet në vijim, mbi 100 studentë kilianë u dërguan në Universitetin e Çikagos për të studiuar kurset e ekonomisë nën drejtimin e Milton Friedman. Idetë që u përvetësuan nga këta studentë konsideroheshin të çuditshme në vendin e tyre, që bëhej gjithnjë e më socialist, derisa Pinocheti, që vjen në pushtet me grusht shteti në 1973, i vuri ata në praktikë. Ndër të tjera, ai ktheu gjithë sistemin arsimor kilian në skemën e kuponit.
Eksperimenti kilian është unik për shkallën e zabtuar, por jo për natyrën e tij. Në arsim, partneriteti publik-privat në lloje të ndryshme shtrihet me bollëk. Në arsimin e lartë, qeveritë ofrojnë ose garantojnë kredi për studentët që mund ti shpenzojnë edhe në kolegje private. Në nivelin fillor dhe të mesëm, ato përfshijnë skema të tilla si akademi dhe kupona.
Hollanda, që mund të duket si çudi, pjesën më të madhe të sistemit të saj arsimor e bazon në partneritetin publik-privat, sepse ndarjet fetare të së kaluarës bënin që prindërit të mos i besonin shtetit drejtimin e shkollave. Shkollat holandeze financohen publikisht, nuk punojnë për fitime, nuk janë selektive, janë relativisht lira, dhe gëzojnë shumë autonomi. Rezultati: arsimi në Holandë është ndër më të mirët në botë.
Dëshira për të çliruar shkollat nga shteti – dhe sindikatat e mësuesve – gjithashtu qëndron pas rritjes së lëvizjeve për kupona në Amerikë, dhe akademitë për “shkolla të lira” në Britani. Kartat apo kuponat në Amerikë filluan të zabtohen në Minesota në 1992 dhe shpejt u përhapën në gjithë shtetin; Akademitë e Britanisë janë një skemë e konceptuar nga qeveria laburiste e vitit 2000. Të dyja skemat financohen me para publike dhe drejtohen privatisht. Në SHBA regjistrimi për karta u rrit nga 400,000 në vitin 2000 në 2.8 milion në vitin 2015. Rreth tre të katërtat e nxënësve të shkollave të mesme britanike dhe një e treta e nxënësve të shkollave fillore ndjekin akademitë ose shkollat e lira.
Në vendet në zhvillim partneriteti publik-private është nxitur kryesisht nga dëshira për rritur regjistrimet dhe minimizuar pabarazitë. Qeveria e Indisë dekretoi në vitin 2009 që 25 për qind e vendeve në shkollat private duhet të rezervoheshin për “nxënës ekonomikisht më të dobët” për të cilët paguan qeveria. Kolumbia, Venezuela, Peruja, Sierra Leone, Uganda, India, Pakistani dhe Filipinet tani kanë kupona, karta ose forma të tjera subvencionesh, në një kohë që Kili është i vetmi eksperiment në nivel kombëtar.
Kili ka tri lloje shkollash: tërësisht private (të cilat kërkojnë çfarëdo tarife që e shikojnë të mundur dhe që nuk marrin para nga qeveria); shkolla të financuara nga buxheti por me menaxhim privat; dhe shkollat publike. Fëmijët e elitës frekuentojnë llojin e parë; familjet e mesme dhe ato të klasës punëtore tërhiqen nga lloji i dytë.
Ata që drejtojnë shkollat private me kupona në Kili vlerësojnë se suksesi i tyre vjen nga autonomia. “Ne kemi futur një sistem nga Singapori për mësimin e matematikës, që është mënyrë më praktike, por që kërkon blerjen e materialeve të veçanta”, thotë Marianela Cisternas nga Belén Educa, një fondacion katolik që drejton 12 shkolla. “Një shkollë komunale nuk mund ta kishte bërë këtë.” Drejtorët gjithashtu kanë më shumë liri në punësimin apo largimin e personelit. Jessica Vergara, drejtoreshë e Kolegio Rosa Elvira Matte de Prieto, një shkollë në Lo Espejo, një zonë afër Santiagos jugore, ka shkarkuar 18 mësues në pesë vjet. “Në një shkollë komunale, thotë ajo, nuk do të mund ta bëja”.
Nxënësit në shkollat me kupona janë pak më të mirë se ato në shkollat komunale varësisht gjendjes së tyre social-ekonomike. Kjo, thotë Harald Beyer, një ish-ministër arsimi në Kili, është pikërisht sepse konkurrenca ka përmirësuar edhe performancën e shkollave komunale. Studimet akademike e vënë në dyshim se konkurrenca ka përmirësuar vërtetë rezultatet, por edhe më skeptikët e shohin përparimin e sistemit. Emiliana Vegas nga Banka Amerikane për Zhvillim mendon se nxitësi kryesor i përmirësimit kanë qenë të dhënat e pasura të prodhuara nga sistemi, të cilat i kanë lejuar shtetit të njohë situatën e të vendosë drejt për rregullimet.
Performanca arsimore e Kilit, ndonëse jo një yll, është e mirë sipas standardeve vendore. Vendi ka tregues shumë më të mirë në lexim, matematikë dhe shkenca krahasuar me vendet e tjera të Amerikës Latine për të cilat OECD mbledh të dhëna. Rezultati është arritur njëkohësisht duke shpenzuar më pak në raport me PBB-në e vendit.
Por e majta nuk e pëlqen konkurrencën, e cila mund të shtojë pabarazitë në një vend tashmë të pabarabartë. Fëmijët e shkollave protestuan kundër pabarazisë në arsim në vitin 2006, studentë universitarë në vitin 2011. Michelle Bachelet, një ish-president kilian, e zhvendosi sistemin majtas, së pari i lidhi bonot me të ardhurat dhe më pas ndaloi fitimet, tarifat dhe përzgjedhjen në shkollat me kupona. Ndryshimet po zbatohen gradualisht.
Mbështetësit e ndryshimeve argumentojnë se energjitë për përmirësimin e standardeve duhet të shkojnë kryesisht për investime në kurrikul, trajnimin dhe vlerësimin e mësuesve si në vitet 1990, dhe sipas tyre më shumë ndërhyrje shtetërore do ta përmirësojë sistemin. “Tani kemi një sistem që ka një shans më të mirë për të prodhuar kombinimin e cilësisë dhe barazisë që shoqëria ka nevojë”, thotë Cristian Cox Donoso nga Universiteti Diego Portales. “Sistemi i Kilit, siç thekson Gregory Elacqua i Bankës Amerikane për Zhvillim, po fillon të duket tamam si i Holandës”. Por kritikët shqetësohen se ndryshimet po dëmtojnë cilësinë e sistemit. Z. Beyer mendon se ndalimi i tarifave dhe fitimeve do të dekurajojë investimet dhe inovacionin. Victor Gerardo, drejtor i Liceo San Pedro Poveda, një nga shkollat më të mira private me kupona, thotë se pa rritjen e tarifave shkolla e tij pëson “kaput”. Mariana Aylëin, një ish-ministre e arsimit, fondacioni i së cilës ka dy shkolla, është e brengosur për burokracinë që në mënyrë të pashmangshme sjell shtimin e mbikëqyrjes qeveritare në shkolla. “Me aq shumë detyrime dhe kontrolle, shkollat po humbasin autonominë e tyre dhe harxhojnë kohë kot.” Zonja Vergara llogarit se shpenzon më shumë se gjysmën e orëve të saj të punës për të plotësuar dokumentet qeveritare.
Por çështja më e diskutueshme është përzgjedhja. Zhdukja e saj, që synon të rrisë integrimin social, ka qenë jashtëzakonisht jopopullore. “Familjet janë në favor të ndarjes,” thotë Dante Contreras, një ekonomist në Universitetin e Kilit. “Ata duan të jenë të ndarë nga njerëzit më të varfër.” Liliana Ramirez, e cila është drejtuese e shoqatës së prindërve në shkollën Lo Espejo thotë se për shkak se përzgjedhja është ndalur, “ka shumë njerëz në shkollë që nuk duhet të ishin këtu. Njerëz të cilët nuk bëjnë punë të ndershme, të cilët marrin drogë ose merren me drogë. “Por ky nuk është një problem për elitën, e cila, si e majtë edhe e djathtë, i dërgon fëmijët e vet në 9 për qind të shkollave private.
Çështja e përzgjedhjes coi në rrëzimin e kryeministres Bachelet. Koalicioni i saj humbi pushtetin në fund të 2017 dhe ajo u zëvendësua (për herë të dytë) nga Sebastián Piñera, i cili po përpiqet të rivendosë një formë të kufizuar të përzgjedhjes. Por, pavarësisht argumenteve pro e kundër për sistemin arsimor, as e majta nuk kërkon heqjen e sistemt të kuponave. Pjesa më e madhe e kilianëve e pranon se sistemi ka funksionuar.
Të frustruar edhe nga kujtesa e diktaturës ushtarake, argumentet mbi politikat arsimore në Kili janë të shumtë, ka tensione të ngjashme me atat të të gjithë botës, për raportet midis lirisë individuale dhe vlerave kolektive. Në shumë vende, si në Kinë, qeveria po reagon ndaj rritjes së sektorit privat të arsimit duke forcuar rregulloret. Qershorin e kaluar Dubai ka imponuar një rritje të taksave shkollore dhe në dhjetorin e kaluar, Gjykata Supreme e Pakistanit dekretoi që shkollat me tarifa mbi 5.000 rupi në muaj duhet ti ulin ata me 20 për qind. “Shumë shkolla do mbyllen nëse kjo nuk shfuqizohet”, thotë Kasim Kasuri, shefi ekzekutiv i Beaconhouse School System. Disa shtete indiane gjithashtu kanë futur kontrolle mbi tarifat dhe kanë mbyllur disa shkolla private me pretekstin se nuk përmbushin standardet e vendosura nga Akti i Drejtës për Arsim – edhe pse vetëm 8 për qind e shkollave qeveritare përputhen me to. Burokratët i përdorin këto standarde edhe për të përfituar ryshfete. “Për të vlerësuar shkollën,” thotë Z. Dhankar nga Shkolla Hari Vidya Bhaëan në Delhi, “duhet të investohet për infrastrukturën e duhur, por kjo mund të bëhet edhe duke paguar ryshfete në para (që shkojnë mbi 7 mijë dollarë) apo edhe dhurata të tjera.”
Pas shtrëngimeve qëndron dyshimi i përhapur mes qeverive se rritja e sektorit privat është një e keqe për shoqërinë. Por prindërit përgjithësisht nuk mendojnë kështu.
KOSTOT E PËRFITIMET
Të qenët partnerë
Arsimi privat mund të plotësojë atë publik
“Ne duhej të festonim me shampanjë, kur dëgjuam për hapjen e Spark Soëeto,” thotë Ntebogeleng Malevu. Para se rrjeti me rritjen më të shpejtë të shkollave me kosto të ulët në Afrikës së Jugut, të hapte në janar një shkollë edhe në vendbanimin e saj në periferi të Johanesburgut, zonja Malevu, një infermiere, zgjonte Qhaëe, vajzën e saj gjashtëvjeçare në orën 4 të mëngjesit për të udhëtuar me të për në një tjetër shkollë private në periferinë veriore të qytetit. Kostoja e transportit i kushtonte pothuaj aq sa tarifa për mësim 2,310 rand, ose 158 dollarë në muaj për nxënësit e shkollave fillore.
Prindërit preferojnë shkollat private. Një studim global në vitin 2017 zbuloi se ata ishin shumë më të prirur të besonin se mësimdhënia në shkollën për fëmijët e tyre ishte më e mirë në sektorin privat se sa në atë publik; në Kili prindërit masivishjt kanë votuar në favor të sektorit privat.
Qeveritë shpesh janë më pak të prirura për edukimin privat. Disa nga arsyet jo të drejta të armiqësisë së tyre janë: ngurrimi për të lëshuar pushtet, mundësi për mbikqyrje e ndërhyrje, ndikimi i sindikatave të mësuesve etj. Por ka edhe arsye plotësisht të drejta: qeveritë duhet të garantojnë cilësi, mundësi për shkollim dhe barazi. Sektori privat është vërtet i mirë, por jo për të gjithë këto drejtime.
Me apo pa pagesë?
Të dhënat për cilësinë kanë paqartësitë e veta. Por institucionet private mbizotërojnë në krye të renditjes globale për arsimin të lartë. Shtatë nga dhjetë vendet e para në renditjen e Time Higher Education mbahen nga universitetet private jofitimprurëse amerikane dhe tre të tjerat nga institucionet britanike, të cilat edhe pse konsiderohen publike në Britani, drejtohen privatisht dhe financohen kryesisht nga tarifat e përdoruesve. Më i vlerësuari nga institucionet publike është ETH Zurich, i cili drejtohet nga shteti, por që në fund të fundit mban vetëm vendin e 11-të.
Por kjo renditje varet pothuaj tërësisht nga puna kërkimore e universiteteve. Standardi i arsimimit që ata japin është vështirë të matet. Njësia matëse e vetme e dobishme janë të ardhurat, por një studim i Alumnit të Amerikës me një grup të përzgjedhur nga Stacy Dale dhe Alan Krueger zbuluan se fitimet më të larta nuk vareshin nga intelekti. Universitetet kryesore krijoin shanse vetëm për zezakët dhe hispanikët, me sa duket ngase ata futeshin në rrjete të dobishëm të cilët shuma nga studentët e bardhë kishin akses.
Për pjesën e poshtme të tregut, kolegjet fitimprurëse amerikane, kryesisht profesionale, që marrin nxënës që nuk fitojnë të drejtën të hyjnë në sistemin shtetëror – punët shkojnë edhe më keq. Një studim i të dhënave të punësimit të të diplomuarve të tyre tregoi se ata jo vetëm performuan më keq se ata që kishin ndjekur kolegjet publike (shumë më të lira), por gjithashtu mezi fitonin më shumë se ata që nuk shkonin fare në kolegj. Mesatarisht, me fjalë të tjera, koha dhe paratë që ata shpenzuan për arsimin e tyre kishin shkuar kot.
Ndërkohë në disa vende shkollat private janë jashtëzakonisht të mira. Sipas Varsity, gazeta e studentëve të Universitetit të Cambridge, Ëestminsteri çoi mesatarisht 79 nxënës në vit në Oksford dhe Kembrixh për periudhën 2006-2016, më shumë se çdo shkollë tjetër në botë. Por Ëestminster është njëra nga shkollat më selektive të Britanisë, tërheq nxënës të shkëlqyer nga e gjithë bota dhe shpenzon katër herë e gjysmë më shumë për fëmijët sesa sektori publik. Edukimi i fëmijëve më të zgjuar në botë me burime të mëdha nuk është sfida më e madhe e mësimdhënies.
Një provë më e mirë e shkollave është nëse ata shtojnë vlerë – me fjalë të tjera, prodhojnë rezultate më të mira se sa pritej kur fëmijët nisën shkollimin. Në vendet e OECD, sipas testeve të fundit të Pisas, nxënësit e shkollave private janë shumë më mirë sesa ato publike në lexim dhe në shkencë, por parë mbi bazën e kriterit ekonomik ata dalin shumë më mirë në lexim por më keq në shkenca. Një studim amerikan arriti në përfundimin se shkollat private amerikane ndryshe nga ata angleze nuk shtojnë asnjë vlerë: rezultatet e universiteteve dhe tregut të punës për dy grupime njerëzish, të lindur në vitin 1958 dhe 1970, që kishin ndjekur shkollat private ishin shumë më të mira se ato të një grupi më të rinjsh, me sa duket për faktin se shkollat private përqëndrohen vetëm në arritjet akademike.
Në vendet e varfëra, shifrat janë në favor të sektorit privat. Nga 21 studime në Afrikë dhe Azinë Jugore bazuar në anketat për Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar të Britanisë (DFID), në 14 rezultonte se fëmijët mësonin më shumë në shkollat private dhe në 7 tjerët nuk u gjetën dallime. Në asnjë nga studimet shkollave publike nuk dolën në krye, ndonëse kishte raste që diferenca e shkollave private me to nuk ishte e madhe. Në studimin më rigoroz, të kryer në shtetin indian të Andhra Pradesh, rezultatet e nxënësve në shumicën e lëndëve ishin të njëjta për të dy llojet e shkollave, edhe pse ata private që ishin ne gjuhën Hindi ishin më mirë. Rezultatet e matematikës së shkollave private që mësonin në gjuhën lokale, Telugu, ishin më të larta se ato të mësuara në gjuhën angleze, duke sugjeruar që ndërsa shkollat private ofrojnë një avantazh për gjuhën e huaj, mësimi në gjuhën angleze është një disavantazh për lëndët e tjera.
Kundërshtarët e shkollave private shpesh argumentojnë se ato dëmtojnë shkollat publike, por provat nuk e mbështesin këtë pretendim. Një përmbledhje e studimeve nga Amerika, Kanadaja dhe Suedia del në përfundimin se pothuajse të gjitha shkollat publike janë më të mira kur përballen me konkurencën e privatiut; edhe studimet e DFID në Indi, Pakistan dhe Kenia, tregojnë të njëjtën gjë.
Megjithatë, dallimet cilësore ndërmjet shkollave private dhe publike ekzistojnë. Më e habitshme është se shkollat private kushtojnë më pak. Nga shtatë studime të DFID, asnjëri nuk rezultoi që shkollat publike të jenë më të lira. Një nga studimet që krahason efektivitetin e kostove të shkollave publike dhe private në tetë shtete indiane zbuloi se sektori privat ishte më i mirë në të gjithë treguesit; diferenca shkonte nga 1.5 herë në Bihar deri në 29 herë në Uttar Pradesh.
Efikasiteti i sektorit privat në arsim është një nga arsyet pse ai është edhe më i kërkuar. Një tjetër arsye është shpejtësia e tij e reagimit: në qytete me rritje të shpejtë, qeveritë përpiqen të ofrojnë shkolla, por kur shkolla fillon, gjithmonë mbeten të paregjistruar dhe klasat tejmbushen. Një rishikim botëror i skemave të kuponave, tregon se qeveritë që nuk mund të sigurojnë kapacitete të mjaftueshme mund të rrisin aksesin duke u mundësuar fëmijëve të ndjekin shkollat private. “Fëmijët lindin çdo ditë”, thotë Murad Raas, ministër i arsimit në provincën Punjab të Pakistanit, ku 2.6 milion fëmijë janë në shkolla private me skema kuponi dhe 11 milion në shkollat publike. “Ne nuk kemi fonde për t’i akomoduar të gjithë. Ndaj jam shumë i hapur për çdo gjë që mund të sjellë dobi”.
Arsyeja kryesore për efikasitetin e lartë të sektorit privat duket se janë mësuesit, të cilët edhe kur paguhen më pak më shumë preferojnë sektorin privat se sa atë publik. Politika ka shumë të bëjë me këtë. Sindikatat e mësuesve kanë pushtet të madh për negociata, në Indi, për shembull, ata votojnë në qendrat e votimit dhe kanë vende të rezervuara në asambletë shtetërore – dhe për këtë arsye ata mbrojnë anëtarët e tyre duke i paguar edhe kur kanë performancë të dobët. Një studim indian zbuloi se në 3,000 shkolla qeveritare, drejtorët nuk kishin shkarkuar kurrë një mësues; në mesin e 600 shkollave private, 35 drejtorë e kishin bërë dicka të tillë.
Shpjegimi tjetër për një performancë më të mirë në sektorin privat mund të jetë konkurrenca, ndonëse jo gjithcka shkon mirë. Një problem me tregun privat është se prindërit shpesh nuk marrin informacion. Hulumtuesit në Pakistan u dhanë prindërve dëftesa ku tregoheshin rezultatet e fëmijëve të tyre në provime e teste. Aty ku u bë kjo, fëmijët mësuan shumë më tepër, tarifat qenë në rënie, regjistrimet u shtuan, dhe shkollat private me performancë të dobët patën më shumë gjasa të mbylleshin.
Problem është edhe prioriteti prindëror. Prindërit duan që fëmijët e tyre të shkojnë në shkolla me rezultatet më të mira, por ato institucione mund të arrijnë rezultate të mira por jo sepse krijojnë më shumë vlerë, por për shkak se puna e tyre thjeshtë i bën më të mençur. Një studim kilian tregoi se prindërit kishin më shumë interes për rezultatet se sa për vlerën e shtuar.
Ata janë në mënyrë të përkryer racionalë. Prindërit duan të sigurojnë jo vetëm që fëmijët e tyre të marrin një arsimim të mirë, por edhe që shokët e tyre të klasës të vijnë nga familje “të mira”, sepse shoqëria do të ndikojë në sjelljen e tyre dhe u siguron një rrjet lidhjesh të rëndësishme. Po ashtu punëdhënësit, ka të ngjarë të favorizojnë produktet e shkollave me rezultate të mira në provime. Por nxitja e prindërve për të zgjedhur rezultatet mbi vlerën e shtuar kufizon efikasitetin e zgjedhjes prindërore si një mekanizëm për përmirësimin e shkollave.
Kjo gjithashtu ndihmon të kuptojmë pse tregu tenton të rrisë pabarazinë. Ndërkohë që qeveritë promovojnë integrimin social, prindërit kërkojnë në mënyrë aktive shtresëzim. Furong Ren, një prind në Dehong, shkolla dygjuhëshe e Dulëich College në Shangai, shpjegon se “kur prindërit mblidhen së bashku, shpesh flasin se si Kina po zhvillon një sistem klasor dhe ata duan që fëmijët e tyre të jenë në klasën e lartë.” Edhe pranimet selektive, që favorizojnë fëmijët e pasur, inkurajojnë shkollat dhe familjet që të zgjedhin ata që kanë më shumë të ardhura dhe të shpenzojnë më shumë. Qeveritë me të drejtë shqetësohen nga kjo tendencë sociale.
Të bësh më të mirën
Ndërsa edukimi privat rritet, pikat e forta dhe dobësitë e tij bëhen gjithnjë e më të dukshme. Është i mirë pasi siguron akses aty ku shteti nuk ka kapacitete; në vendet e varfra, shkollimi që ofron është pak më i mirë sesa në institucionet publike. Por nga ana tjetër arsimi privat inkurajon pabarazinë dhe dekurajon lëvizjen sociale.
Shumë sindikata mësuesësh dhe politikanë të majtë favorizojnë mbylljen e shkollave private. Kjo mund ta zgjidhë problemin e pabarazisë, por nga ana tjetër do të kishte një kosto sa i përket cilësisë dhe mundësisë për shkollim. Pa sektorin privat, shumë fëmijë në qytetet me rritje të shpejtë në botën në zhvillim do të ishin në shkolla më të këqija ose më keq akoma: në rrugë.
Një qasje tjetër është vendosja e rregullave për arsimin privat, për shembull, duke caktuar standarde të rrepta për objektet shkollore dhe mësimdhënien. Kjo është një gjë e arsyeshme që mund të bëhet në vende ku shteti funksionon mirë, por një shtet që nuk mund të sigurojë arsimim të mirë, nuk ka gjasa të jetë një rregullator i mirë. DFID kreu 19 studime për të parë nëse qeveritë e vendeve në zhvillim ishin në gjendje që të kryenin rregullimet e shkollave; në 14 prej tyre u arrit në përfundimin se nuk ishin, tre ishin, dhe në dy studime rezultati ishte i pasigurt. Rryshfeti është një problem i zakonshëm.
Një qasje e tretë është që qeveritë të bashkëpunojnë me sektorin privat, nëpërmjet bonove ose subvencioneve. Ideja është që të lejojë shoqërinë të përfitojë nga të mirat e sektorit privat duke zbutur pabarazinë që ai nxit.
Partneritete të tilla po përhapen, por performanca e tyre deri tani ka qenë e ndryshme. Ata vuajnë nga i njëjti problem, rregullat e caktuara: qeveritë që nuk mund të ofrojnë arsim, nuk kanë gjasa të jenë të mira në bashkëpunime. Në 25 për qind të vendeve me shkolla private për fëmijët më të varfër, rezultati nuk ka qenë një sukses i madh. Qeveritë janë të vonuara në pagesën e faturave, iniciativat pengohen me ndërhyrje ligjore. Dhjetë vjet pas nisjes, vetëm 16 për qind e shkollave private janë të përfshira rregullisht. Një studim në Karnataka nxori se shumica e familjeve që merrnin kupona dëshironin ti conin fëmijët e tyre në shkolla private edhe pse shkollat aplikonin tarifa shtesë ose teste pranimesh. Por kjo kthehet në të kundërtën e objektivit, partneriteti kthehet në nxitës të shtresëzimit, ashtu si ndodhi me sistemin origjinal të kuponit në Kili.
Megjithatë, partneritetet publike-private të dizajnuara mirë mund të funksionojnë. Dy prej sistemeve më të mira arsimore në botë – ai i Holandës dhe ai në Hong Kong – janë dëshmi për këtë. Në të dy këto vende, shkollat marrin fonde publike, kanë shumë autonomi dhe rregulla të forta shtetërore për të rritur standardet dhe për të kufizuar pabarazinë. Sistemi arsimor i Kilit, pavarësisht nga gabimet, tejkalon ndjeshëm atë të fqinjëve të tij. Rezultatet janë veçanërisht të mira në vendet ku qeveritë përpiqen të sigurojnë akses në arsim: në provincën Punjab të Pakistanit 2.6 milion fëmijë shkojnë në shkolla falë kuponave; një partneritet i tillë në Ugandë ka shtuar 400,000 të regjistruar në shkolla. Hartimi i rregullave dhe monitorimi janë vendimtare, thotë Harry Patrinos i Bankës Botërore: “Performanca duhet të matet, rigorozisht dhe shpesh, dhe skemat të rregullohen në përputhje me rrethanat”.
Mbi të gjitha, qeveritë duhet të ndalojnë së shikuari arsimin privat si një armik. Rritja e tij është rezultat i ndjenjës së thellë prindërore – që të kujdesen për fëmijët e tyre. Diku nëpërmjet blerjes së shtëpive të shtrenjta në afërsi të shkollave më të mira, diku duke kërkuar mundësi për shkollat private, prindërit bëjnë cmos për fëmijët e tyre. Bumi i edukimit privat mund ta nxisë pabarazinë, por nga ana tjetër ka drejtuar vlera të papara parash dhe energjishë në përmirësimin e trurit të njerëzimit. Qeveritë duhet të jënë nxitëse që këto përfitime të përhapen sa më gjerësisht që të jetë e mundur.
The Economist/ Përshtati në shqip: Scan