Tenori Tusha nis “Natën Europiane” në Elbasan
Një mbrëmje fantastike në një nga ambientet më të bukura të Elbasanit, mbushi me tingujt e muzikës dhe zërin e mrekullueshëm të tenorit Kastriot Tusha muret mijëra vjeçare të kalasë. I lindur dhe rritur në Elbasan, Kastriot Tusha mori një emocion të veçante, jo vetëm nga publiku i ngrohtë por sepse që sot ai vjen si qytetar nderi i këtij qyteti.
“U ndjeva shumë mirë për respektin që më është bërë nga qyteti i vendlindjes. Një qytet vërtetë i mrekullueshëm. Ndjehem krenar që kam lindur këtu. Një mbrëmje që u bë enkas për këtë publik dhe për surprizën që më bënë”, tha Kastriot Tusha.
“‘Nata Europiane’ është një udhëtim muzikor, i cili është vazhdimi i projekteve që kemi filluar me Kastriotin. Një shpresë më shumë. Është një projekt ku mbi të gjitha të ardhurat e mbledhura edhe na projektet e tjera, shkojnë për bamirësi”, tha Zeqir Tulkuqi, violinist.
Muzikantë të vjetër e të rinj, breza të tërë të rritur me kulturën e një qyteti plot tradita, nuk mund t’i mungonte kësaj mbrëmje zërat e mrekullueshëm të Ulpiana Aliajt dhe të të madhit Mehdi Zena.