Teologjia e ikonës
Ikona e Shën Marisë, “Puthja e ëmbël”, paraqet Shën Marinë dhe Fëmijën e saj, në pozicion të dashurisë së natyrshme ndërmjet Nënës dhe Fëmijës. Krishti mban në dorë një pergamen të mbështjellë, që është simboli i Ungjijve dhe me dorën tjetër përkedhël Nënën e Tij.
TEKNIKA E PUNIMIT TË IKONËS: Kjo ikonë është pikturuar sipas traditës së vjetër të kishës. Metoda e përdorur është copë nape e ngjitur në dru dhe e përgatitur me stuko. Bojrat janë tempera pluhur që janë përzierë me vezë dhe uthull.