Tetori gjerman, filmi “I riu Karl Marks” shfaqet në Tiranë
“I riu Karl Marks” është filmi që do të shfaqet më 8 Tetor në Kinema Millenium në kuadër të Tetorit gjerman. Ambasada e Gjermanisë në Tiranë thekson se, “I riu Karl Marks” është një film historik mbi takimin e dy mendimtarëve, që donin të ndryshonin botën dhe të kapërcenin shoqërinë e vjetër.
Trajtuar me imazhe të mëdha dhe me shumë ndjeshmëri, regjisori Raoul Peck tregon historinë e lindjes së një ideje të njohur botërisht, që edhe 200 vjet pas lindjes së Marks-it ende mund të nxisë për të menduar, si portret i një miqësie të ngushtë. Paris, viti 1844, në prag të Revolucionit Industrial: 26-vjeçari Karl Marks (August Diehl) jeton në mërgim në Francë bashkë me gruan e tij Jenny (Vicky Krieps). Kur Marks prezantohet me të riun Friedrich Engels (Stefan Konarske), ai, i njohur si një baba i falimentuar ekonomikisht, ka vetëm përbuzje për borgjezin e krekosur dhe djalin e një pronari fabrike. Por Engels është copëza e fundit e puzzle-it për një përshkrim pa rezerva të krizës nga Marks-i.