Tetori i librit, nisin takimet letrare mes autorëve dhe të rinjve

Tetori i librit nisi sot takimet me autorë dhe aktorë, në lexime dhe biseda mbi letërsinë, krijimtarinë dhe veprat e tyre më të fundit. Në Muzeun Historik Kombëtar nisën leximet dhe bisedat mbi letërsinë ku poeti, shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj lexoj romanin e tij më të ri “Anjeza nuk u zgjua” si dhe aktorja Gladiola Arizaj lexoj një tjetër vepër për nxënësit e gjimnazit “Petro Nini”. Në këtë takim mes librit dhe të rinjve mori pjesë dhe ministria e Kulturës Elva Margariti e cila u shpreh se, ” mes miqsh të vjetër e të rinj, të mbledhur bashkë prej një miku të përbashkët, librit, nisëm sot të enjtet e leximeve e bisedave mbi letërsinë”. “E nisëm me poetin, shkrimtarin e publicistin, Preç Zogaj dhe aktoren Gladiola Arizaj që nën moderimin e Alda Bardhylit e pyetjeve të nxënësve të gjimnazit “Petro Nini”, na zbuluan pak nga misteri i bukur të krijimit. Një takim mbresëlënës, që do të pasohet nga të tjerë”, tha Margariti

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?