Theodore Roosevelti, për mbret të Shqipërisë!?

Deklarata që u tha se Ismail Qemali e ka dhënë për kandidaturën e Theodore Rooseveltit (president amerikan në vitet 1901-1909) për mbret të Shqipërisë, ka bërë jehonë jo vetëm në SHBA. Më poshtë janë shkrimet e gazetave franceze, “L’Intransigeant” dhe “L’Aurore”.

“Qemal Beu, delegati shqiptar në konferencën e Londrës, është intervistuar nga një përfaqësues i New-York World, të cilit i ka thënë se nëse ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Theodore Roosevelt, kandidon për fronin e Shqipërisë, ai beson se shqiptarët do ta zgjedhin atë si më të preferuarin nga çdo kandidat tjetër”.

“Z. Roosvelt ndiqet nga gazetarët që kur New-York World publikoi një intervistë të Qemal Beut, kreut të qeverisë së përkohshme shqiptare, aktualisht në Londër, i cili thuhet se tha se nëse ish-presidenti i SHBA-së do të ishte kandidat për fronin e Shqipërisë, ai do të kishte shanse për sukses. Roosevelt, i cili konsideron këtë botim qesharak, shmang çdo deklaratë, qoftë edhe humoristike”.

SHKARKO APP