“Thesaret e Arkivit të Filmit” sjell për publikun programin e dytë

Shkrimtari Dhimitër Xhuvani përfundoi në vitin 1966 romanin e tij të parë “Tuneli”, një vështrim pesimist i jetës së vështirë të minatorëve. I akuzuar nga autoritetet si revizionizëm borgjez, romani u tërhoq nga qarkullimi.

Në 1984, Xhuvani shkroi romanin e tij të fundit, “Bota ime”, që Kinostudio “Shqipëria e Re” e solli në ekranin e kinemasë me titullin ”SHPRESA”. Studiuesja Elsa Demo do të udhëheqë një diskutim rreth rrugëtimit të veprës nga roman në ekranin e kinemasë ku Matilda Makoçi shkëlqeu në rolin kryesor, falë mbështetjes së aktorit dhe regjisorit Eduart Makri, dhe aktorëve Edmond Budina e Drita Pelingu.

”SHPRESA” u xhirua në portin e Durrësit ku, vetëm një vit më vonë, ndodhi vala e parë e eksodit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është programi i dytë i “Thesaret e Arkivit të Filmit” – një program i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit kuruar dhe prezantuar nga personalitete të mendimit dhe hulumtimit bashkëkohor, vjen nesër në mbrëmje për publikun në kinema Agimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?