Thirrja e ministres Kumbaro: Ejani të bashkëpunojmë për rimëkëmbjen dhe rijetëzimin e shtëpive pasuri kulturore

Pas lajmit për restaurimin e 18 banesave në Gjirokastër, Mirela Kumbaro, ministrja e Kulturës nëpërmjet një statusi në Facebook u ka bërë ftesë pronarëve, investitorëve, apo trashegimtarëve që “nëse e duan vërtetë pronën e tyre, shtëpinë e tyre, shtëpine e gjysherve, nese e duan Gjirokastrën të bëhen partnerë të Ministrisë së Kulturës, në rimëkëmbjen e shtepive te tyre dhe te trashegimise kulturore”
Statusi në Facebook i Ministres së Kulturës

Gjirokastra Që Duam eshte Gjirokastra ku ndertohet cdo dite, ku merr vlere e jete shprehja gur gur behet mur.
Kjo do kohen e vet, se 30 vite harrese nuk rikuperohen ne 4 vjet, por ne 4 vjet Gjirokastra ka vemendjen e qeverise, partnereve nderkombetare, donatoreve dhe sidomos te atyre qe e duan vertete Gjirokastren, jo per sot, por per pergjithmone!
Rezultat i punes shumemujore te specialisteve te Institutit te Monumenteve dhe te Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare, Keshilli Kombetar i Restaurimeve ne mbledhjen e e tij te fundit, miratoi mbi 18 projekte restaurimi te banesave me te rrenuara por edhe domethenese te Qendres historike, banesa ate komplikuara per nga pronesia, vendndodhja dhe degradimi disadhjetravecar.

Perfitoj nga kjo pune per t’i ftuar pronaret, investitoret, apo trashegimtaret, nese e duan vertete pronen e tyre, shtepine e tyre, shtepine e gjysherve, nese e duan #GjirokastrenQeDuam <3, te behen partnere te Ministrise se Kultures, ne rimekembjen e shtepive te tyre dhe te trashegimise kulturore.
Asnje shtet nuk mund te shpenzoje pa fund parate e taksapaguesve per te restauruar vetem prona private qe me aps as nuk mirembahen por rrenohen serish.
Banesat – pasuri kulturore, jane nje mundesi shume e mire per t’i rijetezuar ne bujtina, restorante, qendra sherbimi dhe te tjera aktivitete private fitimprurese.
Cdo propozim eshte i mirepritur!
Projektet e restaurimit jane gati!

SHKARKO APP