Tingujt e muzikës pop dhe rock ndezin Tiranën

Këngëtari i muzikës pop dhe rock, Mentor Haziri do të sjellë për herë të parë një koncert recital në Tiranë. Një mbrëmje e dedikuar muzikës së mirë dhe adhuruesve të këngëtarit të njohur me zërin e fuqishëm që gjithë jetën ia ka dedikuar dashurisë për këngën. Koncerti do të zhvillohet më datë 28 tetor, në Qendrën kulturore, Katedralja Ortodokse në Tiranë.

I njohur si këngëtar i rrymës Pop dhe Rock, por edhe si tekstshkrues, Mentor Haziri është vlerësuar me shumë çmime të ndryshme.

Mentor Haziri recital Tirane

Mentori ka premtuar shumë surpriza për të gjithë ata që e duan muzikën live, gjithashtu ka theksuar se të gjithë hitet e tij ndër vite do të risillen në mbrëmjen speciale, ndër to këngët: “Engjëll”, “Kujtoje” dhe “Plagë në zemër”.

SHKARKO APP