Tinka Kurti pret ngushëllime për vdekjen e të birit

Tre javë më parë, Zef Kurti, djali i aktores së njohur Tinka Kurti, ka ndërruar jetë papritur në Kanada në moshën 65-vjeçare, për shkak të një infarkti kardiak.

Kujtojmë se pak ditë përpara vdekjes së të birit, aktorja 87-vjeçare ka qenë shtruar në spital si pasojë e një sëmundje në mushkëri dhe prej kohësh gjendja e saj shëndetësore ka qenë mjaft e rënduar. Tinka u përball me dhimbjen e madhe që i shkaktoi vdekja e të birit.

Aktorja e njohur Tinka Kurti me 5 mars pret ngushëllime për vdekjen papritur të djalit të saj.Të afërmit e aktores njoftojnë se pritja për ngushëllimet do të bëhet të hënën në orën 12:00 te bar Piaca, pas Muzeut Historik Kombëtar.

SHKARKO APP