T’isha një lule

Poezi nga: Musine Kokalari

T’isha një lule-lule are, e vogël dhe me erë.
Të çelnja në pranverë
dhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë time.
T’isha një lule vjollce në mes të ferrave.
Të qëndroja e fshehur, e pa dukur
dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të
dy të rinjve.
Prej frike,
të larguar prej njerëzisë do t’më këputnin,
do të dhurohesha te njeri-tjetri
për shenjë kujtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?