Tradita dhe identiteti kulturor në dy ekspozita të Muzeut Historik Kombëtar

Fillimi i muajit shtator e gjen Muzeun Historik Kombëtar me dy ekspozita të hapura për publikun.

“Shpirti Arbëresh në veshje” një ekspozitë e veçantë ku pasqyrohen shtatë shpërnguljet e shqiptarëve, sipas periudhave të caktuara, si edhe veshjet tradicionale të kësaj zone, ku akoma ruhen tradita, gjuha dhe identiteti kulturor i arbëreshëve.

Si edhe, ekspozita “Jeta përmes kujtimeve” të cilën e hapëm sot në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve – Shkup me rastin e 2-vjetorit të shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Shën Tereza.

Të tjera projekte dhe aktivitete në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, 106-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, na presin në javët dhe muajt në vazhdim./a.a/j.p/

SHKARKO APP