Transformohet kisha me muralet e djalit të Onufrit

Kisha e Shën Kollit në fshatin Kurjan të Roskovecit, e ndërtuar në shekullin XIII në stilin bizantin, është atraksioni më i ri turistik, me restaurimin pas 50 vitesh lënie në harresë.

Kisha e Shënkollit ka vlera të rralla arkitektonike dhe kulturore. Pikturat murale në brendësi të kishës janë vepra të ikonografit Nikolla, i biri i Onufrit, të cilat do të restaurohen tërësisht në një fazë të dytë të projektit.

Në rivitalizmin e mjedisit përreth janë ruajtur edhe elementet e natyrës, siç është simbolika e ullirit duke integruar më së miri, pjesën e peizazhit, kulturës dhe historisë.

Transformohet kisha me piktura murale të djalit të Onufrit! Kalohet përmes 'rrugës së besimit'

SHKARKO APP