Tre pikturat interesante të Majlinda Aliajt në ekspozitën e përbashkët “Brezat”
“Pranvera” e flirtit e dashurisë dhe dehjes nga ëndrrat
Albert Z. ZHOLI
Ka ditë që në Muzeun Kombëtar, është hapur ekspozita “Brezat” e ideuar nga piktori i talentuar Robert Përmeti dhe e mbështetur nga Ministria e Kulturës. Kjo ekspozitë ka vite që ecën në rrugën e triumfit, pasi Piktori Përmeti ka ditur të gërshetojë vijimësinë e brezave në pikturë, duke paraqitur para vizitorëve piktorë të moshave të ndryshme, ku edhe të rinjtë kanë vendin e tyre po aq sa të vjetrit. Vetë titullimi i saj “Brezat” sjell natyrshëm idenë e trashëgimit të stafetës së pikturës tek brezat e rinj, duke marr mësimet më të vlefshme nga të vjetrit.
Pikturat e Majlindës, “Simbolik”
Në këtë ekspozitë Majlinda është paraqitur me tre piktura. Piktura që është vendosur në katalogun e ekspozitës titullohet “Simbolik” (70/100 cm). Një teknikë e përzier në kanavacë. Në këtë tablo ka paraqitur Shqiponjën , por të nënkuptuar. Nëpërmjet saj ka dashur të tregoj, dëshirën e pafundme për liri, sepse ajo i përket sa qiellit edhe tokës, gjithashtu ajo përfaqëson simbolin e shkëlqimit, të ekzaltimit, të diellit, të Zeusit. Imazhi femëror në pikture simbolizon kodin gjenetik, kodin e ekzistencës.
Portreti ” Grua”
Portreti ” Grua” 70/90 cm. Teknikë e përzier në kanavacë. Në këtë pikturë sytë flasin shumë . Në portretin e saj ka diçka prej gruaje dhe fëmijë…
“Pranvera”
Piktura e parë (si vendosje në mur) titullohet “Pranvera” 70/100 cm. Teknik e përzier në kanavacë. Në të tregohet “Pranvera” e flirtit e dashurisë dhe dehjes nga ëndrrat.