Tri gra dhe Misugi në “TKE Spahivogli”
“Tri gra dhe Misugi”, është një dramatizim nga novela e famshme “Çiftja” e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue. Në thelb të dramës, janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie. E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët.
Ne nje shfaqje te konceptuar si teater brenda teatrit, permes distancimit ne intervalet mes monologjeve (letrave) zberthejme mardhenien njerezore aktor – regjisor me kompleksitetin e saj e cila shkon ne rrafsh paralel me rrefimin e personazheve te Inoues.
Me mbeshtetjen e Ministrise se Kultures, Bashkise Tiranë, Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli, Tess Albania, vepra vjen ne Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli. Perkthyer nga Anxhela Çikopano, dramatizuar nga Anxhela Çikopano e Suela Bako, skena, kostumet dhe poster design Laedia Hajdari, lighting designer Edi Dingu, Video dhe foto nga Gert Izeti. Me Suela Bako, Romir Zalla, Anila Muçaj, muzika nga Elona Islamaj. “Tri gra dhe Misugi” ne sallen GËTE, TKEKS me 18-19-21-25-26-27-28, per te mos u humbur…