Tropoja nderon Elez Biberaj me titullin ‘Qytetar Nderi’

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, në ambientet e Pallatit të Kulturës në Bajram Curri, Bashkia Tropojë me në krye Besni Dushaj nderoi me titullin “Qytetar Nderi” i Tropojës drejtuesin e “Zërit të Amerikës” për Euro-Azinë, Dr.Elez Biberaj, me motivacionin:

“Për kontribut jetësor si misionar i së vërtetës, i cili nëpërmjet valëve të ‘Zërit të Amerikës’ mbajti gjallë shpresat e shqiptarëve për liri kur ata ishin nën diktaturën komuniste, i frymëzoi dhe i bashkoi ata rreth vlerave të demokracisë, respektit për të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor, duke e kthyer ‘Zërin e Amerikës’ në burimin më të kërkuar dhe më të besueshëm të lajmeve në të gjithë hapësirën shqiptare në Ballkan.”

Gjatë fjalës së tij kryetari I Bashkisë së Tropojës është shprehur tejet i nderuar për këtë tillull që po i jep Biberaj.

Gjatë një historiku të gjatë për jetën e Elez Biberaj Dushaj ka treguar prejardhjen e tij, familjen, fëmijërinë, gjithë jetën deri në ditët e sotme që Biberaj është drejtuesi i VOA për Euro-Azinë.

“Emblema e gazetarisë së një vendi të lirë, studjuesi dhe historiani, botuesi i disa librave me vlera të mëdha për zhvillimet në Shqipëri e Kosovë, simboli dhe idhulli i gazetarëve dhe dëgjuesve shqiptarë në trojet e tyre në Ballkan e diasporë, bashkëqytetari ynë i madh dhe sot nderi i Tropojës, me punën e tij të jashtëzakonshme, me virtytet e rralla të malësorëve, me fisnikërinë të trashëguar ndër breza, arriti në mbi 30 vjet, shkallët më të larta të medias më të madhe e të fuqishme në botë, nga gazetar deri tek drejtor për Europën dhe tash për Euro Azinë.”-ka thënë ndër të tjera kryebashkiaku Dushaj.

SHKARKO APP