Trump, reklamë falas për “Game of Thrones”

Game of thrones e HBO, mori 25.2 milionë dollarë publicitet falas të enjten pasi presidenti trump, iu referua shout në një postim në tëitter, duke shpalosur reagimin e tij ndaj raportit të këshilltarit special Robert Mueller.

“Game over”, shkroi Trump në twitter duke përdorur fontin e dallueshëm të filmit mbi imazhin e tij, i kthyer me shpinë nga kamera, ndërsa sheh drejt një abisi të mjegullt. “Jo përzierje të Rusisë, jo pengim të drejtësisë. Për urryesit dhe demokratët e të majtës radikale”.

Trump e bëri postimin në twitter të enjten në mëngjes dhe me 4 miliardë shikime në të gjithë globin, postimi ka gjeneruar 25.2 milionë dollarë reklamë falas për HBO gjatë 24 orëve në vijim, dhe këtë e thonë ekspertë të tregut që edhe kanë bërë përllogaritjet.

Dhe kjo është ekuivalente e pesë reklamave në natën e madhe të superboulit. Trump ka testuar durimin e HBO edhe më parë, duke përdorur shpesh pamje apo duke përsëritur fraza nga shout e tij. Pavarësisht reklamës falas, HBO ka kritikuar postimin, duke cituar shkeljen e të drejtës së autorit.

“Ne mund ta kuptojmë entuziazmin e madhe për Game of Thrones. Por, preferojmë që pronësia jonë intelektuale të mos përdoret për qëllime politike”, tha kompania.

SHKARKO APP