U dëmtua nga tërmeti, drejt përfundimit rehabilitimi në kalanë e Durrësit

Tërmeti i 26 nëntorit tronditi rëndë Durrësin ku rrënoi qindra banesa dhe në mesin e tyre është edhe kalaja e qytetit. Pas disa muajsh pune të lodhshme, mësohet se faza e parë e ndërhyrjeve në Kullën C në kalanë e Durrësit është drejt përfundimit.

CHwB Albania bën të ditur se një strukturë metalike pajantuese e përkohshme po ngrihet, duke e bërë kullën dhe zonën përreth të sigurtë. ”Mund të presë përfundimin e projektit të konservimit, që do e bëjë të lartësojë në të ardhmen, ashtu si ka qëndruar dhe në të shkuarën”. Ky projekt mbështetet nga ambasada e Suedisë në Tiranë në partneritet me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Kalaja është e lashtë sa vetë qyteti i Durrësit. Gjatë shekujve ajo është prishur dhe rindërtuar disa herë. Muret rrethuese të Durrësit në pjesën e tyre kryesore i përkasin periudhës së perandorit Anastas (491-518) me origjinë nga ky qytet dhe përbëhen nga dy pjesë kryesore: Akropoli ose Kështjella e sipërme dhe Kështjella e poshtme. Riparime të mureve janë kryer që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273.

Muret mesjetare aktualisht rreth 4,6 metra në lartësi dhe tri hyrjet e disa prej kullave të fortifikimit janë ruajtur në gati një të tretën e gjatësisë fillestare të qytetit kala.

SHKARKO APP