U hapën më në fund, rregullat për të shkuar në kinema

Ministria e Shëndetësisë njoftoi hapjen e kinemave, shoqëruar me një udhëzues të përkohshëm gjatë fazës së pandemisë. Disa nga rregullat e vendosura te udhëzuesi i masave higjieno-sanitare për Covid-19 janë:

– Asnjë klient me temperaturë mbi 37.3 gradë Celcius nuk mund të hyjë në kinema;
– Duhet të qëndrohet në distancë fizike, jo më pak se 1.5 metër;
– Të kryhen vetëm rezervime online dhe të kufizohet grumbullimet në zonën e pritjes për të ruajtur distancim fizik;
– Klientët dhe stafi duhet të mbajnë maskë gjatë gjithë kohës në ambientet e kinemasë;
– Të mos konsumohet ushqim dhe pije në ambientet dhe sallën e kinemasë.

Masa të tjera:

Swiss Digital Desktop Reklama

– Të favorizohet qarkullimi i ajrit të jashtëm sa më shumë që të jetë e mundur duke hapur dyer dhe dritare;
– Të kryhet higjienizimi i karrigeve, mbështetësve të krahësve të karrigeve, në raport me numrin dhe oraret e shfaqjeve;
– Të sigurohet higjiena maksimale në tualet dhe pajisja me të gjithë elementët bazë higjienik dhe të menaxohen në kohë mbetjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?